Sazan Guri shpall kandidaturën për president: Grua nuk bëhem dot, por kam shumë premisa…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sazan Guri ka shpjeguar për popullin shqiptar, se përse ka vendosur të vetë-shpallet kandidat për President të Republikës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Guri tha se ai ka intervistuar veten dhe pastaj ka dalë në konkluzionin se duhet të kandidojë. Ai deklaroi se Presidenti nuk duhet të zgjidhet duke patur si kriter gjininë, siç po kërkon Edi Rama të zgjedhë patjetër një grua, por duhet të jetë sipas meritës, duke shtuar se ai “nuk bëhet dot grua”.

Pjesë nga biseda:

Sazan Guri: Unë i bëra një autoportret dhe intervistë vetës.  Munda ta shohë që nga e kaluara e largët. Mora të dy fiset e mia… Kam kohë që merrem, krahas profesionit si inxhinier, krahas avokatisë mjedisore, mbrojtjes së të pambrojturve, krahas kërkimeve dhe studimeve që bëj, zgjodha këto 15 vjet ti kushtohen edhe historisë dhe gjuhës ,ndoshta talente të fshehura. Zbulova që nga ana e nënës dhe babait, jemi fise bejlerësh. Në shtete të tjera, po të ishin, do të quheshin baronë, kontë, dukë, lordë dhe sir.

Marrim gjyshin, çoi dhëndrin në Kuvendin e Vlorës. Ka bërë kongres për pellazgët. Në një konferencë tjetër tha, pa ardhur ortodoksi i Beratit nuk e filloj mbledhjen.

Ylli Rakipi: Tani Sazan, ti ke bërë gjithë këto përpjekje, gjithë këtë platformë. Por Edi Rama po kërkon një grua, për Presidente. Qeveria e tij është plotë me gra. Burrat nuk numërohen dot as me gishtin e njërës dorë. Pra ti nuk plotëson kriterin thelbësor. Si mund ti mbushim mendjen Edi Ramës, që Presidenti mund të jetë edhe burrë?

Sazan Guri: Tani unë grua nuk bëhem dot. Por, unë kam shumë premisa dhe gjëra që më kanë ardhur nga ato që nuk thuhen në tavolina, që kësaj rradhe do të ketë qasje nga opozita për President. Do të jetë nga opozita. Është kohë për “check and balance” (kontroll dhe balancë). Në kuptimin që kur zoti Rama ka marrë të gjithë pushtetet, i bie të marrë edhe Presidencën dhe pastaj duhet të përgatitet për humbje shumë të shpejt. Nuk ka rëndësi do jetë grua apo burrë. Është ofendim, të thuhet do vihet patjetër një grua. Kjo është çështje vlerash dhe merite.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV