I drejtuan armën një personi në lokal, arrestohet 2 autorët në Shëngjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2 të rinj kanë kërcënuar me armë zjarri një person në një lokal në Shëngjin. Policia e shtetit bën me dije se janë arrestuar 2 autorët të cilët janë 29 vjeç dhe 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e objektivit për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Kanosën me armë zjarri pistoletë një shtetas, brenda një lokali, Policia arreston në flagrancë 2 autorët e dyshuar. Sekuestrohen një pistoletë me municion luftarak dhe një dorezë metalike. Pas marrjes së njoftimit së në një lokal në Shëngjin, dy shtetas ishin konfliktuar me një person, si dhe e kishin kanosur atë me armë zjarri pistoletë, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar, konkretisht të shtetasve: E. M., 29 vjeç dhe E. S., 25 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët ishin strehuar në një banesë.

Pas kontrollit të ushtruar në banesë dhe kontrollit fizik të tyre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (shtetasit E. S.) dhe një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë (shtetasit E. M.), e cila dyshohet të jetë pistoleta e përdorur për kanosjen e shtetasit Gj. M., për motive të dobëta. Në vijim të veprimeve, shtetasit E. M. dhe E. S. u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Takimi përmbyllës i PD në Shkodër/ Krah Berishës shfaqet LaCivita dhe Paul Manafort

Partia Demokratike dhe koalicioni “PD-ASHM” po zhvillojnë sot në Shkodër takimin përmbyllës të fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve...

Pulsimi i veshëve, përse ndodh dhe si ta largoni

Veshët njëjtë si sytë janë ndër pjesët më të rëndësishme të trupit. Mjafton që njëri prej tyre të dhembë dhe ndjesia është e padurueshme e...

“Në Tiranë marrim 19 mandate”/ Fatmir Xhafaj: E besoj Ramën për parashikimin në Kuç

Fatmir Xhafaj, kandidat në listë të hapur të Partisë Sociliste në Tiranë, ishte i ftuar pasditen e sotme në A2 CNN, ku foli për...

“Do të përgatisim pilotë shqiptarë”, premtimi i Ramës nga Vlora: Prisni jahte!

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektet për qytetin e Vlorës, duke thënë se me investimet e reja, qyteti bregdetar do të bëhet një nga...

Shqipëria në Bienalen e 19-të të Arkitekturës, Gonxhja: Tregues i transformimit tonë

Në prani të kuratorit të këtij edicioni, Carlo Ratti, u përurua zyrtarisht sot (8 maj) çelja e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”,...

Lajme të tjera

Web TV