Oriola Pampuri: Kam 7 muaj që nuk mund të hap mesazhet në rrjetet sociale, po trajtohem si kulake në PD  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PD Oriola Pampuri ëshë shprehur se  pas përçarjes së kësaj partie, ajo është ndjerë e shantazhuar nga grupi i Rithemelimit. Pjesë e grupimit të Alibeajt, Pampuri tha se kjo parti duhet të afrojë figura të reja dhe jo të largojë ata që kanë kontribuar për të.  Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në  RTSh 24, Pampuri tha se nuk guxon të hapë mesazhet dhe komentet në rrjetet e saj sociale, pasi ndaj saj dhe kolegeve të tjera përdoret një gjuhë fyese.

 -Zonja Pampuri, a  keni ndjerë ju qoftë drejtpërdrejt, apo indirekt shantazh apo presion nga grupi i Rithemelimit?

-Unë kam 7 muaj, që të jem e sinqertë nuk e besoj se demokratët, njerëzit marrin një lloj spuntoje. Në momentin që shikojnë një lloj respekti nga i pari, nuk marrin hapin që të shpifin, të ofendojnë, të shajnë, e për më shumë një zonjë e cila përfshihet në politikë duke vendosur fytyrën, profesionalizmin, dhe gjithçka tjetër. Në këto 7 muaj, unë personalisht dhe sigurisht edhe koleget e mia, por unë po flas për veten time nuk mundem të hap mesazhet, komentet, në rrjetet sociale të miat, nga sharjet dhe shpifjet nga më të rëndomtat.
Dikur gjyshi im ka qenë i internuar në Llakatund dhe më thoshte se në kohën e komunizmit të bënin të çmendur, të bënin imoral, të bënin pa integritet dhe kur i pari i Komitetit Qendror e hidhte këtë shashkë, dhe sigurisht e rëndonin më shumë situatën. Më është dukur vetja si pjesë e atyre historive që më tregonte gjyshi im. Kur kam marrë fjalën këtë herë në mbledhjen e grupit parlamentar kam thënë  se ne kemi 30 vjet brez pas brezi që i japim votën kësaj partie. Para 30 vitesh, të parët e mi kanë qenë anti-komunistë. Dhe sot të  trajtohesh kulak në partinë tënde, kur ti e kishe idhull atë parti… Të thonë se sa të vijmë ne, ti do largohesh nga kjo parti… Ata duhet të thonë faleminderit për kontributin, dhe të afrojnë edhe të tjerë që kanë integritet moral dhe profesional.

Të fundit

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur...

Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Nga Bajram Peçi  Në fillim gushti të 1815-tës, 210 vjet më parë anija e linjës për Shën-Helenë, Northumberland, mbante si udhëtar të burgosurin e lartësive mbretërore...

Vendi në luftë, por ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse!

Për ukrainasit që jetojnë vazhdimisht nën kërcënimin e luftës, kënaqësitë e zakonshme në kohë paqeje, sikurse pushimet verore, janë të parezistueshme. Prandaj mijëra persona guxojnë...

Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga Maqellara

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj. Sipas burimeve të Euronews Albania,...

“Rama, kjo është për ty” , i riu nga Korça del LIVE dhe shkatërron ambientet publike

Një i ri nga qyteti i Korçës ka dëmtuar ambientet e jashtme të bashkisë së Korçës. I riu, i cili sipas burimeve nga policia, është...

Lajme të tjera

Web TV