Gjyqi për vrasjen e babë e bir/ Dëshmon në SPAK Elvin Korbi, njeriu që i dha Opel-in me qira Bardhit dhe Jorgo Lekut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vijuar me dëshmitarë të tjerë procesi gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e posaçme SPAK, kundër katër të pandehurve, Ervis Bardhi, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Në seancën e rradhës, është paraqitur për të dëshmuar një tregtar makinash në Tiranë, i cili quhet Elvin Korbi. Ky i fundit i ka treguar trupit gjykues së prej disa vitesh ushtron aktivitet tregtar në fushën e tregtimit dhe dhënies me qëra të automjeteve të ndryshme.
Korbi operon me një zyrë në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë, dhe sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, në vitin 2012 ai u ka dhënë një makinë me qëra dy personave të pandehur, Ervis Bardhi dhe Jorgo Leku.
Makina e tipit “Opel” i është dhënë me qëra nga Korbi, para se të vritej Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan. Sipas rëfimit të bashkëpuntorit të prokurorisë në këtë proces, Ervis Bardhi, makina është përdorur me qëllim lëvizjen e tyre rreth pallatit ku banonte familja Beqiri dhe vende të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan.
Emri i Elvin Korbit si dëshmitar ka dalë pikërisht nga dëshmia e Ervis Bardhit, i cili u ka thënë policisë se para se të kryenin vrasjen, kishin marë një makinë me qëra, me të cilën gjatë periudhës së përdorimit ishin gjobitur disa herë.
Vetë Korbi në dëshminë e tij para gjykatës së posaçme SPAK, ka shtuar se nuk ishte në gjëndje të kujtonte se kujt i kishte dhënë makinë me qëra, për shkak se kishin kaluar disa vite nga momenti i dhënies së makinës. Mësohet se Korbi ka pretenduar para gjykatës se nuk e kishte parë ndonjëherë në dyqanin e tij, të pandehurin Ervis Bardhi.
Në fakt ka qënë vetë Ervis Bardhi, ai që ka çuar policinë dhe prokurorinë e Elbasanit, pikërisht në zyrën e Elvin Korbit në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë.
Sipas prokurorisë, Korbi ka njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan në Elbasan. Kjo njohje është faktuar dhe gjatë arrestimit të Florenc Çapjas në muajin qershor 2019, gjatë operacionit “Krasta”, ku bashkë me Florencin në polici mësohet të jetë shoqëruar dhe Elvin Korbi.
Ky i fundit pasi është marë në pyetje, u lirua pasi nuk rezultonte i implikuar në veprimtari të kundraligjshme.
Në seancën e djeshme ishte planifikuar dhe pyetja e dy dëshmitarëve të tjerë, por pëgr shkak të mungesës së tyre, gjyqi u shty për të mërkurën e ardhshme.
Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapja, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV