Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të Rinasit, ja çfarë iu gjet në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka shpallur në kërkim Ilir Murataj, vëllain e Admir Muratajt, i cili u vra pas grabitjes së parave në Rinas.

Polica ka bërë me dije se pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushkë tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

“Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e pronarit të banesës, shtetasit Ilir Murataj, 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë”, njofton policia.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi Klubi italian, Inter iu kundërpërgjigj Bayern Mynihut me një...

Zbardhet djegia e makinës së 30-vjeçares në Tiranë, shpallen në kërkim 3 shtetas

Tre shtetas janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohen si autorë të djegies së një automjeti të një shtetaseje 30-vjeçare gjatë ditës së...

Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekonomike

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare,...

Eksportet vijojnë rimëkëmbjen/ Eksportet e mallrave arritën 35 miliardë lekë

Tregtia e mallrave shqiptare ka vijuar të ketë rimëkëmbje për të tretin muaj radhazi. Të dhënat e Instat konfirmojnë se në mars eksportet e...

Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona (VIDEO)

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë Italinë, veçanërisht pjesën veriore të...

Lajme të tjera

Web TV