Bashkëpunëtor i Habilajve/ GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është dënuar nga GJKKO me 12 vite burg.

Bode akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘trafik droge’, ndërsa kishte lidhje me grupin e Habilajve. Masa e sigurisë ju dha në mungesë pasi Sokol Bode, së bashku me ish-oficerin tjetër të policisë Gjergji Kohila, janë në arrati.

Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhërmi në prill të 2017 , në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve.

Por prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane për trafik drogë.

Më 7 prill të 2017 ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini serë ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

Të fundit

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet që paraqet AI. Në një...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Lajme të tjera

Web TV