Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter mbi akuzat e ish kryeministrit Berisha.
“Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo nxitjeve, duke e bërë të qartë se SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar qe të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së .” shkruan ambasadorja Kim në Twitter.
Ish kryeministri Berisha, ndonëse pa prova, akuzoi sot ambasadoren amerikane se po ndërhyn në gjyqin ndaj Partisë Demokratike në Shqipëri. Ndër të tjera Berisha apeloi SHBA që të ndalë ndërhyrjet e përfaqësueses së saj në gjyqësorin shqiptar.