Zbulohet plani, Rusia do të dërgojë ushtrinë në kufijtë e një tjetër shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore si pjesë e fazës së dytë të operacionit të saj ushtarak në vend, ka thënë një komandant i lartë ushtarak rus.

Agjencitë ruse të lajmeve cituan gjeneralmajor Rustam Minnekayev, zëvendës komandant i qarkut ushtarak qendror të Rusisë, të ketë thënë se Moska gjithashtu planifikon të krijojë një korridor tokësor midis Krimesë, të cilën e aneksoi në 2014, dhe rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore.

Ai citohet të ketë thënë: “Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, i cili tashmë ka filluar vetëm dy ditë më parë, një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontrollin e plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore. Kjo do të sigurojë një korridor tokësor për në Krime, si dhe të ndikojë shumë në ekonominë ukrainase.”

Minnekayev shtoi se kontrolli i Ukrainës jugore do t’i jepte gjithashtu qasje në Transnistria – një pjesë e shkëputur e Moldavisë ku trupat ruse janë vendosur tashmë. Transnistria është pjesë e Moldavisë, por udhëhiqet nga një qeveri pro ruse.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV