Avioni i parë zbret në pistën e Aeroportit të Vlorës, Balluku: Moment historik!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, u realizua këtë të enjte fluturimi i parë certifikues, i cili u prit me interes në një event të posaçëm, ku ishte i pranishëm Kryeministri, Edi Rama, Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe punonjës të rinj, pjesë e stafit të aeroportit dhe të ftuar të shumtë nga Kosova, ku më pas mbërriti nga një tjetër fluturim Behgjet Pacolli.

Në fjalën e saj, Balluku e cilësoi këtë ditë një moment historik, jo vetëm për Vlorën, por edhe për Shqipërinë, duke bërë realitet një vepër të shumëpritur.

“Vitet e fundit kemi folur shpesh për aviacionin, për arritjen e strategjisë kombëtare të aviacionit civil, e cila tashmë ka arritur të materializohet. Nuk është më thjesht një strategji e hedhur në letër, nuk është më një ëndërr për t’u realizuar, por janë hapa të mirëmenduara, të cilat tashmë po i shikojmë të materializohen. Ashtu siç kemi bërë me ‘Air Albania’, ashtu siç kemi bërë me aeroportin e Kukësit, sot jemi këtu në Vlorë për të dorëzuar një vepër e cila tashmë nis të gjithë fazën e certifikimit. Sot është certifikuar pista dhe tashmë vazhdojmë me të gjithë komponentët e tjerë që do ta sjellin këtë aeroport brenda kësaj vere që të jetë operacional për të gjitha fluturimet civile ndërkombëtare”, tha Balluku.

Ky aeroport, i cili i përket kategorisë 4E, do të aplikojë tre modele biznesi. “Ky aeroport do të shërbejë gjithashtu si një inkubator i dijes, duke qenë se në këtë territor do të ngrihet Akademia e Aviacionit Civil, një akademi e cila do të prodhojë të gjithë profesionistët e ardhshëm”, u shpreh Balluku, duke shtuar më tej se “prezenca e disa aeroporteve në territorin tonë krijon një konkurrencë të drejtë, konkurrencë të pastër, nga e cila përfiton udhëtari.

Lexo edhe :  PS në Kongresin Zgjedhor të SPD gjermane, mbështetje për reformat dhe integrimin

“E kemi parë se si ka ndodhur në aeroportin e Rinasit, kur nga më pak se 28 destinacione, sot kemi më shumë se 160 destinacione. E kemi parë kur monopoli mbahej nga pak kompani, se çfarë ndodh sot kur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit operojnë rreth 49 kompani, e gjitha kjo është përkthyer në benefite për udhëtarin”, tha ajo.

Ky aeroport do të kontribuojë në rritjen e përgjithshme ekonomike të vendit dhe do të transformojë Jugun e Shqipërisë në një hotspot turistik, të aftë për të tërhequr investime të huaja direkte në sajë të një aeroporti të vendosur më pak se 1 orë larg atraksioneve turistike dhe urbane. m.p.

Të fundit

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Shemsi Prençi: Berisha përdori PD për të shpëtuar kokën e vet dhe të familjes

Sali Berisha e përdori Partinë Demokratike jo për të adresuar shqetësimet e popullit opozitar, por për hallet e tij personale dhe të familjes së...

Nigel Farage pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri!

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage mbi emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe vijon në rrjetet sociale. Në një video të...

Lajme të tjera

Web TV