Nga Fatmir Minguli
Para se të bëj analizën për librin më të ri të poetit dhe shkrimtarit Shefik Muhamed Myftiu “Mashtruesit”, botim i shtëpisë botuese “2M” në Durrës , desha të theksoj se sot ky autor është një nga shkrimtarët me krijimtari të shumëllojshme si në prozë, ashtu dhe në poezi. Edhe brenda zhanrit të poezisë ky autor trajton herë fabulën, herë poezinë artistike, herë poezinë humoristike. Po kështu edhe në prozë ai xhiron nga tregimi te romani, nga fjalët e urta tek aforizmat. Deri tani ai ka botuar gjashtëmbëdhjetë libra të titujve të ndryshëm. Një nga romanet më me shumë përhapje është “ Qeveria e kafshëve”, një roman me tre pjesë ku alegoria therëse e fabulave poetike është kthyer në prozë tërheqëse ku indirect kuptohen figurat e ndryshme politike në kohë të ndryshme.
Libri më i ri “Mashtruesit” i shkrimtarit tashmë të njohur për krijimtarinë e tij të begatë, është një prurje plot inspirime nga ditët e sotme që kalon shoqëria shqiptare dhe më gjerë. Eshte gjithashtu dhe një prurje që vjen nga librat e tij të botuar më parë, si romane, tregime, fabula, poezi etj. Në këtë libër autori Shefik Myftiu vjen me një ngarkesë psiko-analitike plot vlera. Jo se nё librat e tij tё mёparshёm nuk trajtohen problemet sociale dhe psikologjike, por se në librin “Mashtruesit” ka krijime artistike tronditёse ku shfaqen si në një ekran të gjerë e shumë ngjyrësh pjesë të jetës së njerëzve shqiptarë, skena të jetës së përditshme ku e keqja lufton me sukses të mirën.
E çuditshme, por e vërtetë!
Në të gjithë fabulat e tipit klasik siç janë ato me kafshë dhe me njerёz, autori na ka sjellё dhe fabulёn jo organike, fabulën e karakterit esaktologjik, ku peronazhe janë sendet dhe vetë fenomenet e natyrës. Kjo është një risi e jashtëzakonshme që i jep librit vlera të një ndriçimi, për një “hapje syshë”, për çdo gjë që njeriu ndesh në jetë. Por nuk janë vetëm fabulat që bëjnë pjesë në këtë libër me të vërtetë të veçantë.Janë epigramet të cilat janë vendosur mes fabulave si një lloj kompensimi të ideve që çliron fabula. Po kështu, si në asnjë libër tjetër, Shefik Myftiu sjell poemën satirike si gjini më vete, pa harruar dhe poemën klasike. Epo kështu mund të flitet dhe për paroditë, një “shpikje artistike” ku autori luan me këngët e sistemit monist siç ёshtё parodia therëse: “Enver Hoxha tungjatjeta”,”Qeveria e mprehu shpatën”, etj
Në librin “Mashtruesit” nga faqja në faqe bredhin të lirë, të korruptuarit, bixhozçinjtë, mashtruesit, dembelët, politikanёt e kёqinj, pushtetarёt negativё e tёrё soji e sorollopi i kёtyre kategorive. Po të tillë janë dhe kafshët, por që Shefiku i trajton krejt ndryshe nga njerëzit. Edhe këta ashtu janë në debat i keqi me tё mirin, i forti me tё dobtin, qeni i zonjёs me qenin e rrugёs e kёshtu me radhё, por janё fokusuar nёnjё ndriçim kaleidoskopik ku intonacionin e ngjyrave ja jep vetё autori. I gjithë libri është një lumë me rebelime kundër politikanëve famëkëqinj, kundër pushtetarëve grabitës, pa din e imam. Edhe kur debaton luani me tigrin lexuesi mes rreshtave i kupton personazhet njerёz qё fshihen mbas lёkurёve tё shtrenjta tё atyre kafshëve.
Atdhedashuria, dëshira për ta parë Shqipërinë zonjë, hidhërimet e mëdha për kurbetin janë laitmotivet që ka Shefik Myftiu në këtë libër jubilar të jetës së tij. Ky libër mbetet si një monument që kërkon të sjellë idetë e rilindsave tanë të mëdhej, Naim Frashёrit meshokё,njё monument ku do dallohet e keqja nga e mira, një monument ku arti poetik i Shefik Myftiut është unikal. Eshtë ky art që e largon pёrmbajtjen e librit “ Mashtruesit” nga format e sloganeve dhe të predikimeve morale artificiale.
Fjalёt e urta qё autori i ka shumё pёr zemёr i ka vendosur nё fund tё librit duke na dhёnё njё mesazh kuptimplotё pёr urtёsinё e njeriut, pёr thelbin e kёsaj urtёsie. Këto fjalë të urta nuk janë të përsëritura nga librat e tjerë të po këtij autori. Ky është një libër ku çdo strofë apo rresht i tij është i inspiruar nga fryma e Zotit, nga vetitë më të mira që populli ynë trashëgon nga shekujt. E veçanarisht nga populli i Kavajës që njihet për frymën e tij të mirësisë e të besimit në zot, duke bashkёjetuar tё tre fetё sё bashku.
“Mashtruesit”, ky libёr i ri i Shefik Muhamed Myftiut merr vlerat e universialitetit të jetës së popullit tonë. Edhe pse nuk është roman, edhe pse nuk është vëllim me tregime, e kryen detyrën e mësuesit të dashur dhe të ditur aq mirë si për të vegjël, të rinj dhe të rritur. Ndoshta pёr herё tё parё, ky autor shfaq shqetёsimin e shkrimtarit qё nuk arrin tё botojё veprat e tij. Kёtё ai e shpreh edhe me keqardhje, por edhe me optimizёm, njё optimizёm i bazuar nё mirёsinё e shpirtit tё tij si qytetar e si shkrimtar. Prandaj e quaj libër të një universi që shkrimtari Shefik Muhamed Myftiu e ka krijuar me 16 librat e tij të botuar. Me plot gojën do të thoja se ky është një libër që na shërben të gjithëve, libër i shkruar me dorë në zemër e me urimin pёr njё jetë më të mirë të shqiptarëve.
I uroj rrugë të mbarë librit “Mashtruesit” dhe jetë të gjatë autorit të tij, Shefik Muhamed Myftiu me rastin e 70 vjetorit të tij të lindjes. “ Kalova nga prefiksi “069 “në prefiksin “70” – thotë me të qeshur, me humorin e tij origjinal, vetë autori Shefik Muhamed Myftiu”.