Nëna në koma prej 7 muajsh, djali në lot: I lutem Zotit çdo ditë, që mami të kthehet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sheidi është ende vetë fëmijë, por i duhet të kujdeset për dy vëllezërit më të vegjël, Alteon 6 vjeç dhe Mariglenin, 12 vjeç. Babai i Sheidit, Xhaviti, qëndron në spital… atje ku kujdeset për Valbonën e cila pas një aksidenti tragjik qëndron prej mëse 219 ditësh në koma.

“Jam Sheid Llukaj, 16 vjeç, në vitin e dytë të gjimnazit. Mami para 7 muajsh ka pësuar një aksident… në verë punoja në një fast food. Babi më merr, më tregoi se kishte pësuar aksident. Mami ishte tek urgjenca, nuk e dinim a ishte gjallë apo jo. 5 minuta në ditë, ndonjëherë, mund ta shihnim. Për gati tre muaj qëndroi e nga momenti në moment prisnim lajmin e keq. Shumë e vështirë ka qenë.

Babi ka qëndruar tek spitali duke i qëndruar për shërbim nënës. Fle në karrige edhe pse është vetë i sëmurë, por ia del çdo ditë të kujdeset për të. Ai është heroi jonë.”-rrëfen Sheidi, ndërsa lotët i rrjedhin në fytyrë.

E për t’i dalë në krahë të atit, Sheidi gatuan, lan e vesh vëllezërit. Për nënën tregon në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” se i lutet çdo ditë Zotit, që ajo të rikthehet.

“E ndjej mungesën e mamit, por mundohem që ta heq vëmendjen, veçanërisht për vëllezërit. Mundohem të luaj me ta. Këto muajt e fundit, jetët tona janë prerë në mes. Ne shpresojmë që ajo të zgjodhet.

Unë mbaj agjërim, e lutem me shpresën në Zot se mami do të zgjohet. Të gjitha lutjet e mia shkojnë për mamin.

Ne kemi shumë probleme ekonomike. Vëllai i madh (19 vjeç) iku në Itali për të punuar, me shpresën që do të na ndihmonte. E la shkollën.”-tregon 16 vjeçari.

Lexo edhe :  Gjysma e popullsisë së vendit, më e vjetër se 39 vjeç

Marigleni është 12 vjeç. Lotët nuk i pushojnë. Dhimbja për nënën në koma  është tepër e madhe.

“Mami është në spital, sepse është goditur nga një makinë. Gjendja e saj është e keqe. Mami as nuk flet, as nuk lëviz. Është në gjendje kome. Vëllai, Sheidi, kujdeset për ne. I bën të gjitha, gatuan, lan, na çon e merr në shkollë.

Shumë më ka marrë malli për mamin, t’i dëgjoj zërin. (qan)

Kur e thërras, ajo ndonjëherë hap sytë… e unë mendoj se mos ajo është duke më dëgjuar…

Këta dy fëmijë kanë vetëm një lutje për shqiptarët, një shtëpi të re pasi jetojnë me qira, ndërsa i ati i tyre, invalid, s’mundet të përballojë më jetesën.

“Ju lutem të gjithëve, të kemi një shtëpi ku të fusim kokën… po u zgjua mami, të kemi një shtëpi ku ta sjellim.”-rrëfen Sheidi, 16 vjeç./Abcnews.al/

Të fundit

Arti në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar, ja çfarë u bë shkak

Aktori i njohur Kosovar, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e...

Nuk përmbahet dot më/ Çfarë ndodhi gjatë natës mes Eglit dhe Gjestit? (Video)

Gjesti ka si detyrë nga Vëllai i Madh që për dy javë të qëndrojë në krevat me Rizartën, pasi e zgjodhi në një nga...

“Shoqja jonë më e dashur, FITORJA”/ Rama: Vdesim dhe nuk i ndahemi…

Në mbledhjen e zhvilluar me asambletë e degëve të PS në Tiranë, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e fitores në zgjedhjet që do të...

Peleshi i përgjigjet Bardhit: Sherret që keni në Primaret e PD mos i sillni në Parlament

Kreu i grupit parlamentar të PS iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat për dëgjesën me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamëz, Fatbardh Sallaku. Niko...

Skemë e re e kualifikimit të mësuesve/ Manastirliu: Gati testimi i informatizuar

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, ku do të nisë së shpejti testimi i...

Lajme të tjera

Web TV