Prodhonte detergjentë të dëmshëm për shëndetin, nis hetimi ndaj një 54-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetimi ka nisur ndaj Besnik Kopshti, pronarit të një subjekti në Shkodër, pasi prodhonte detergjent në mënyrë të paligjshme dhe i hidhte në treg.

Në kuadër të një operacioni, policia gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e 54-vjeçarit në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Nga hetimet ka rezultuar se përveç se 54-vjeçari i tregonte në mënyrë të kundraligjshme, ishin edhe të dëmshme për shëndetin e përdoruesve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

Të fundit

Harry Kane nuk ndihet rehat me merkaton e Bayern, jep sinjale largimi

Harry Kane mund të largohet nga Bayern. 32-vjeçari, i cili numëron 65 gola në 65 ndeshje në Gjermani, nuk ndihet...

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama fituan mandatin e 4 qeverisës...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV