“Tallava alla Rama”, president do të jetë një kukull e kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Agjenda politike e javëve në vijim është zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Si do i konsideroni konsultimet e deritanishme dhe përse PD ende nuk po përcakton negociatorët? Nuk ka rëndësi për opozitën pozicioni i kreut të ri të shtetit, apo ka probleme të brendshme për të përcaktuar se cili grupim do përfaqësojë opozitën?

Konsultimet me gjasme të mazhorancës për zgjidhjen e presidentit të ri janë “tallavaja” e radhës e Kryeministrit Rama. Është një “shoë” që nuk bind as militantin më të verbër të PS-së. Kuptojeni njëherë e mirë: me ndryshimet që ka pësuar Kushtetuta dhe më tkurrjen në maksimum të komptetencave të kreut të shtetit, si dhe me mënyrën sesi zgjidhjet ky i fundit, mazhorancës aktuale nuk i nevojitet askush veç vetvehtes. Madje nuk i duhen as tre deputetët e Tom Doshit, të cilët si de jure dhe de fakto janë pjesë e kësaj mazhorance. Me numrat që ka në parlament, 74 deputetë, Edi Rama mund të vërë në krye të shtetit “kukullën” e tij të preferuar dhe besojeni, askush nuk ka shans që ti thotë qofte edhe një fjalë të vetme. Sa i përket opozitës, pjesëmarrja në këtë farsë, thjesht do të legjitimonte mënyrën sesi Rama po e zgjdhe presidnetin e ri. Pa anashkaluar sigurisht, problemin më të madh që ka aktuyalisht opozita në përgjithësi dhe PD-ja në veçanti: sherrnajën mes vehtes. Fakti që ende nuk janë përcaktuar të ashtuquajturit negociatorë, qëndron pikërisht në përplasjen mes Rithemelimit dhe PD-së zyrtare (asaj të lënë në seli nga Basha), në të cilën po kontribuon edhe vetë mazhoranca. Duket qartë se takimet me eksponentë të veçantë të opozitës, si në rastin Balla-Alibeaj, nuk janë veçse një qësëndisje që PS-ja po i bën PD-së së Rithemelimit në përgjithësi dhe Sali Berishës në veçanti. Do të ishte lajm mbi lajmet nëse kjo mazhorancë do të ulej (qoftë edhe sa për sy e faqe), në një tavolinë negociatash për kreun e ri të shtetit, me Berishën, apo edhe me një grup negociator të vendosur nga ky i fundit. Ndaj edhe caktimi i negociatorëve nga opozita është anashkaluar totalisht, jo se nuk duan të marrin pjesë, qoftë edhe formalisht në përzgjedhjen e Presidentit, por se nuk duan të përfaqësohen nga emra që ashtu sikundër deri dje kur në krye të PD-së ishte Basha, ti caktojë Rama. Kjo, ka zero shanse të ndodhë.

PS u kërkoi deputetëve  të saj që të shkruanin në zarf, tre emra të kandidatëve të mundshëm. Nga ana tjetër po zhvillon edhe takime me Shoqërinë Civile, duke u kërkuar që emrat ti nisin në mail. A është serioze kjo pjesë dhe sa i vërtetë është konsultimi nga kampi i mazhorancës?

Kësaj i thonë: “të presësh vrasësin për vaki”! Rama e ka zgjedhur tashmë Presidentin e ri, dhe gjithë kjo lojë që po bën qoftë edhe me deputetët e tij, qoftë edhe me gjoja shoqërinë civile, është një farsë për tu hedhur hi syve të ndërkombëtarëve. Sigurisht edhe këta të fundit (pjesa më e madhe e tyre, duke filluar që nga ambasadorja Juri Kim), e dinë mirë se kjo procedurë është një “shoë” mediatik, por në këtë rast janë thjesht të detyruar që ti mbajnë “iso-n” kryeministrit. Ndaj, në këtë mes vetëm seriozitet nuk mund të ketë. Madje, më bën shumë çudi që edhe këta “intelektualët” e Shoqërisë Civile, nuk e kuptojnë farsën e mazhorancës. Ose më mirë nuk duan ta kuptojnë dhe janë thjesht paterica e Kryeministrit në këtë proces.

Kryeministri Rama pak ditë më parë bëri një “identikit” sesi duhej të ishte presidenti i ri. A paralajmëron kjo që kreu i qeverisë do të zgjedhë një individ të bindur në presidencë, apo mund të surprizojë me një personazh jo partiak, jashtë radhëve të politikës aktive?

Presidenti i ri është zgjedhur tashmë. Rama thjesht po pret të kalojë koha e nevojshme për ta bërë publik. Sigurisht që unë besoj fort se do të jetë një personazh i verbër ndaj Ramës dhe për këtë nuk kam pikë dyshimi. Shikoni, hiq Rexhep Mejdanin, PS-ja nuk ka pasur rastin ta zgjedhë asnjëherë Presidentin që ajo mund të ketë dashur të vendosë. Moisiu u zgjodh me marrëveshje (madje ishte propozim direkt i Berishës në atë kohë). Bamir Topi, Bujar Nishani ishin të përgjedhur të PD-së. Ndërsa Ilir Meta ishte një President i vendosur aty me detyrim-përcaktim, për të ruajtur balancat shumë të brishta të mazhorancës PS-LSI në 2017-ën. Ndaj këtë herë Rama ka shansin të vendosë në krye të shtetit, për herë të parë në këto dy dekada, cilindo personazh, që ti vijë atij për mbarë. Dhe unë besoj fort se ai e ka zgjedhur tashmë dhe gjithçka që ndodh përreth është thjesht një lojë.

Lexo edhe :  Ku jemi ne shqiptarët?

Duket se dy personat thuajse tërësisht të pa interesuar për kreun e ri të shtetit janë presidenti aktual Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. A do u interesonte politikisht si Metës dhe Berishës që Rama të zgjidhte presidentin nga radhët e tij për të pasur në duar një kartë opozitare më shumë se: Rama ka kapur të gjithë institucionet”?

Berisha dhe Meta janë shumë të interesuar të dinë ose të kishin pasur mundësi zgjedhje për kreun e shtetit. Pra është e kundërta. Por problemi është se në kushtet aktuale as njëri dhe as tjetri nuk kanë as mundësinë më të vogël që t’i kundërvihen Ramës për shkak të pozitave të mazhorancës me numrave që ajo ka në parlament. Sa i përtket opozitarizimit, unë besoj fort se nga vera e këtij viti, ky vend do ketë absolutisht një opozitë shumë herë më konstruktive, përkundrejt asaj që drejtohej nga Lulzim Basha. Pikërisht, ajo që i duhet një vendi si Shqipëria, me një regjim autokratik, që ka kapur çdo qelizë të jetës së shqiptarëve.

Agjenda politike e javëve në vijim është zgjedhja e presidentit të ri të vendit. Si do i konsideroni konsultimet e deritanishme dhe përse PD ende nuk po “përcakton negociatorët”, nuk ka rëndësi për opozitën pozicioni i kreut të ri të shtetit, apo ka probleme të brendshme për të përcaktuar se cili grupim do përfaqësojë opozitën?

Javën e fundit ka filluar të ndizet debati publik për zgjedhjen e presidentit, kanë filluar të shfaqen mendime të ndryshme mbi karakteristikat që duhet të ketë figura e kreut të shtetit, çfarë duhet të përfaqësojë, por kanë filluar të lakohen edhe emra të ndryshëm e nga fusha të ndryshme. Nuk e di sa të ndikueshme do të jenë të gjitha këto opinione, diskutime, propozime tek ata që kanë të drejtën për të zgjedhur presidentin, tek deputetët. Sepse në fund ata vendosin. Debati faktikisht është nisur nga kreu i qeverisë, pra nga maxhoranca, e cila ka dhe gurin edhe arrën në këtë proces. Është për tu parë në vazhdim nëse realisht do të ketë një dakortësi midis palëve, dhe me kë nga palët e opozitës nga pozita. A do lëshojë Edi Rama diçka opozitës? Dhe nëse do lëshojë diçka nga ato që ka në duar “gurin edhe arrën”, kë do i ofroj gurin që opozitarët të çajnë arrën e mazhorancës, si atyre fëmijëve që i ofrohet një  kinder surpriza për ta hapur e për të parë çfarë lodre ka brenda apo do i lënë arrën opozitës e ta thyej Edi Rama. Unë mendoj që qeveria dhe një pjesë e opozitës kanë të gjitha mundësitë të zgjedhin një figurë të vyer për vendin. I kanë mundësitë ta zgjedhin që në raundin e parë apo të dytë. Do ishte e duhur nëse mazhoranca do të mbështeste një propozim nga opozita nëse kjo do të ketë një emër të propozuar.

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV