“Më keni mallkuar”/ Beatrix Ramosaj reagon mes lotësh: Nuk do e ul më kokën dhe të hesht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme e Big Brother Vip, për situatën që u krijua mes saj, Donaldit dhe Borës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trixa ka thënë se që prej momentit që ajo ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, portalet dhe njerëzit e kanë “kryqëzuar” dhe kanë njollosur emrin e saj.

Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ndërgjegjësohen në fjalët që thonë dhe u ka kërkuar mediave që të mos publikojnë lajme të rreme pasi në të kundërt do të përballen me ligjin.

“Dua t’u drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Jam pjesë e kësaj industrie që nga mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve, asnjëherë nuk jam përfshirë në debate, nuk kam dhënë shumë intervista. Mirëpo, tre muajit e fundit ose edhe më shumë është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, familja ime, gjithë ata që më kanë mbështetur.

Kisha vendosur të heshtë dhe mendoja si do e përballoja gjithë këtë presion. Por shoh se thjesht nuk po mbaron. Nuk do doja kurrë që as unë e as të tjerët të bullizoheshin apo sulmoheshin në emrin tim. Të tregojnë qytetari dhe të ndërgjegjësoheshim. Nuk do hesht më. Dua të jep shembull i mirë për vajzat dhe gratë, të tregoj se duhet t’i dalim zot vetes dhe mos të ulim kokën dhe të pranojmë dhunën, as atë online. Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur.

Lexo edhe :  Ke zgjedhur të jetosh jetën time/ Kjo është përgjigja e partneres së Mevlanit për Livian

Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi,” thotë ajo.

@therealbeatrixramosaj Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying. Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë. #stopbulling ♬ original sound – Beatrix Ramosaj

Të fundit

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

Lajme të tjera

Web TV