“Kërcënimi me armë bërthamore është serioz”/ Lavrov: Perëndimi po futet në luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar sëfundmi lidhur me të gjithë situatën e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, teksa ka patur dhe një mesazh për botën.

Në fjalën e tij Lavrov i ka thënë botës që të mos nënvlerësojë rreziqet e konsiderueshme të një konflikti bërthamor.

I intervistuar nga televizioni shtetëror rus, ai tha se furnizimi i Ukrainës me armë nga NATO-ja “në thelb” nënkupton se aleanca e Perëndimit është e përfshirë në luftë me Rusinë, në mënyrë të tërthortë.

I pyetur për rëndësinë e shmangies së Luftës së Tretë Botërore dhe nëse situata aktuale është e krahasueshme me Krizën Kubane të Raketave më 1962, Lavrov tha:

“Rreziqet tani janë të konsiderueshme. Nuk do të dëshiroja të vlerësoja këto rreziqe në mënyrë artificiale. Shumë do ta dëshironin këtë gjë. Rreziku është serioz, real. Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë atë”.

“NATO, në thelb, është e përfshirë në luftë me Rusinë në mënyrë të tërthortë. Lufta nënkupton luftë”, ka shtuar Lavrov.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Fillestarët apo shoferët e vjetër: Kush i kryejnë shumicën e aksidenteve në Shqipëri?

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit. Sipas të dhënave të INSTAT grupi...

Lajme të tjera

Web TV