Kim Jong Un “tregon dhëmbët”/ Parada e frikshme me arsenalin bërthamor (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korea e Veriut do të zgjerojë me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor, tha sot lideri komunist Kim Jong Un teksa ndiqte paradën gjigante ushtarake ku vendi varfëruar prezantonte raketa të fuqishme ndër-kontinentale, që sipas liderit mund të sjellin garanci të mundshme edhe ushqimin apo mbijetesën e popullatës.

Megjithë sanksionet e gjithanshme perëndimore, Korea e Veriut ka mbështetur shtytjen e modernizimit ushtarak të Kim duke lëshuar disa armë të ndaluara e duke refuzuar bisedimet e ofruara nga SHBA për uljen e përshkallëzimit.

I veshur me uniformë ushtarake me dekorime të florinjta, Kim me bashkëshorten Ri Sol-ju shikonin parakalimin e tankeve dhe raketalëshueseve mbrëmjen e djeshme në sheshin kryesor të Penian, raportonin mediat shtetërore.

“Kim është zotuar të shtojë kapacitetet bërthamore të vendit me shpejtësinë më të madhe”, thuhej mes të tjerash në komentet e agjencisë shtetërore  Korean Central.

Ai ka thënë më herët se Korea do të përgatisë planin e saj të mbrojtjes bërthamore duke paralajmëruar se cilido shtet që kërkon konfrontim ushtarak me të do të pushojë së ekzistuari, shkruante agjencia Yonhap .

“Misioni kryesor i forcës sonë berthamore është shmangia e luftës, por armët tona bërthamore nuk janë të kufizuara vetëm me një mision”, tha agjencia KCNA.

Korea e veriut kishte ndaluar testimet e raketave balistike dhe të armëve bërthamore që kur ish-presidenti amerikan Donald Trump u takua me Kim në një seri tentativash diplomatike që duket se dështuan prej vitit 2019.

Prej atëhere Peniani ka rinisur testimet e raketave luftarake dhe imazhet satelitore tregojnë aktivitetet në impjantin bërthamore që duhet të ishte çmontuar në vitin 2018 para takimit të parë Trump-Kim.

Pamjet e paradës tregonin raketa të mëdha të lyera në bardhë e zi që kalonin frikshëm në sheshin Kim Il Sung në Penian, që duartrokiteshin nga spektatorë të veshur me ngjyra tradicionale dhe mbanin lule në duar.

Lexo edhe :  Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Agjencia KCNA tha se parada shfaqte armët më të sofistikuara të Veriut, duke përfshirë raketat Hwasong-17 ICBM, për të cilat pretendon se u testuan me sukses më 24 mars.

Paradat ushtarake të Koresë së Veriut shënojnë ditë të rëndësishme pushimi, shpeshherë të shoqëruara nga kuadrate të sinkronizuara trupash, autoblindash e tankesh.

Kim Jong Un "tregon dhëmbët"/ Parada e frikshme me arsenalinKim Jong Un "tregon dhëmbët"/ Parada e frikshme me arsenalinKim Jong Un "tregon dhëmbët"/ Parada e frikshme me arsenalinKim Jong Un "tregon dhëmbët"/ Parada e frikshme me arsenalinKim Jong Un "tregon dhëmbët"/ Parada e frikshme me arsenalin

Të fundit

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Lajme të tjera

Web TV