Kosova nën frikën e një lufte? Ja ç’thotë zyrtarja amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë, por dhe sulmet ndaj policisë në veri, kanë rritur frikën dhe alarmin në Kosovë, teksa tonet me Serbinë vijojnë të ashpërsohen.

Megjithatë, ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje të Euroazisë, Karen Donfried, e sheh situatën e qetë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos frikësohen për sa kohë mbrohen nga KFOR.

Donfried tha se nuk ka ndonjë arsye që njerëzit në Kosovë të ndjehen të pasigurt sepse SHBA garanton sigurinë për Kosovën. Ajo shtoi se nuk kanë parë ndonjë kërcënim të shtuar për Kosovën nga ana e Rusisë.

“Dëshiroj t’i siguroj kosovarët se mund të ndjehen të sigurt për shkak të KFOR-it dhe dëshiroj t’jua kujtoj sërish se është forca më e madhe e dislokuar e NATO-s. SHBA-ja është kontribuuesi më i madh në KFOR, si dhe për shkak të garancive të SHBA-së për Kosovën. Më lejoni të them se nuk shohim ndonjë kërcënim të shtuar për sigurinë e Kosovës; nuk shohim asgjë që të sugjerojë se Rusia ka rritur vëmendjen për nxitjen e destabilitetit këtu. Prandaj për të gjitha këto arsye mund të ndjeheni të sigurt që SHBA-ja po kujdeset për sigurinë tuaj dhe se KFOR-i, së bashku me SHBA-në, do të sigurojnë që të mos ketë përshkallëzim të shtuar në Kosovë”, tha ajo.

Të fundit

Ka apo s’ka Kuvend në Kosovë?

Për njërin nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihun, Kuvendi nuk është konstituuar ende, pavarësisht se kryetari i...

Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. A2 CNN mëson se Lorenc Shehu, i cili ishte...

Policia merr nën hetim kujdestaren për keqtrajtimin e të miturve

Kujdestarja në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” është vënë nën hetim nga Policia e Tiranës pas denoncimit të ditës së djeshme në media ku...

LVV kritikon QUINT-in për ‘mbështetjen e Listës Serbe’

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë kritikuar vendimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit, teksa Alban...

Mbrojtësi braktis Shqipërinë për Zvicrën

Do të ketë ndryshime në listën e Kombëtares së Shqipërisë para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën...

Lajme të tjera

Web TV