Shtatë gola dhe çfarë spektakli/ Manchester City mposht Realin në Etihad (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester City ka arritur të marrë një fitore me rezultatin 4-3 ndaj Real Madrid në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e dytë me një gol me kokë nga De Bruyne. Nuk u mjaftuan me kaq, ku në minutën e 11-të, Gabriel Jesus dyfishon shifrat ndaj një Reali të pafuqishëm.

Benzema mbajti gjallë rezultatin ku në minutën e 33-të shënon golin për rezultatin 2-1.

Pjesa e parë mbyllet me këto shifra edhe pse City ka domionuar totalisht lojën.

Pjesa e dytë nis përsëri me një gol nga talenti anglez, Foden. Djaloshi shënoi një gol me kokë në minutën e 53-të. Por dy minuta më vonë, Vinicius Jr realizon një gol të mrekullueshëm duke dërguar rezultatin në 3-2.

Manchester City u kundërpërgjigj përsëri në minutën e 74-të, ku Bernardo Silva i vetëm dërgoi topin në rrjetë duke shënuar një super gol.

Dukej e pamundur për Real Madrid të përmbyste rezultatin ndaj një Manchesteri tepër të fuqishëm.

Por Benzema nuk e mbylli me kaq natën e tij në “Etihad”, ku në minutën e 82-të realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për të mbajtur shpresat e ekipi gjallë për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Të fundit

Sot feston ditëlindjen Barack Obama, presidenti i 44 i ShBA-ve dhe nobelisti për Paqe

Sot feston ditëlindjen presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe,...

VIDEO/ Momenti kur shpërthen vullkani në Rusi, për herë të parë në 600 vjet

Disa pamje mahnitëse kanë kapur momentin kur një vullkan në Rusi shpërtheu në mënyrë dramatike për herë të parë në 600 vjet. Vullkani Krasheninnikov shpërtheu...

Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë vit”, ka ardhur një reagim...

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur. Agjencia e migracionit e...

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një kryeministri që...

Lajme të tjera

Web TV