Taktika dinake/ Ja se si rusët po vrasin civilët duke u dhënë ushqim me eksploziv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa autoritetet ukrainase vijojnë raportimet për numrin e madh të viktimave civile në luftë, është zbuluar një tjetër taktikë vrastare dhe dinake që ushtria e Putinit po përdor.

Duke u shtirur se po shpërndajnë ndihma humanitare në qytetet që tashmë janë nën pushtimin e tyre, ushtarët rusë janë duke shpërndarë eksplozivë, raportoi Daily Mail.

Një gjyshe ukrainase i ka shpëtuar për pak vdekjes pasi një ushtar rus i dha asaj një kuti qumështi të mbushur me eksploziv. Kur pensionistja nga qyteti i rrethuar i Khersonit nisi të hapte kapakun e kutisë të supozuar me qumësht, vuri re telat e ngjitura në kapak. Hetimi i mëtejshëm zbuloi se telat çuan në një detonator, që nëse kutia do të hapej ajo do të shpërthente.

“Nëna ime në pension vuri re se kishte diçka që nuk shkonte me këtë qumësht, sikur dikush të kishte pirë prej tij më parë, ose nëse ishte i prishur. Ajo e hapi me kujdes kapakun dhe më tregoi se çfarë kishte atje”, deklaroi djali i saj.

Kutia e qumështit përmbante një eksploziv të bërë vetë, të lidhur në një litar peshkimi, i cili kur hapej do të shpërthente bombën. Për të mashtruar vendasit që të mendojnë se produktet janë të sigurta, ushtarët rusë po përdorin produkte të prodhuara në Ukrainë. Shumë qytetarë janë të detyruar të marrin ushqime nga rusët për shkak se marketet janë bosh dhe ndihmat nga pala ukrainase nuk lejohen të futen në teritoret që drejtohen nga rusët.

Të dielën, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar raportoi se Rusia planifikon të mbajë një referendum të organizuar në Kherson për të justifikuar pushtimin e saj.

Lexo edhe :  Putin dhe Trump pritet që sot të zhvillojnë një bisedë telefonike

Të fundit

7 korrik 1865 – Ekzekutimi i komplotistëve në vrasjen e Abraham Linkolnit

Më 7 korrik 1865, vetëm tre muaj pas vrasjes tronditëse të Presidentit Abraham Lincoln, katër prej personave të përfshirë...

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në Milano dhe dëme të shumta...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Lajme të tjera

Web TV