“Ke marrë gjithçka, e do edhe gjakun tim”, Depp i lutet Heard që ta presë me thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një audio e cila tregon Johnny Depp duke i kërkuar Amber Heard që ta qëllojë me thikë është dëgjuar gjatë seancës dëgjimore. Kjo ndodhi gjatë një takimi që ish-çifti pati dy muaj pasi ajo bëri kërkesën për divorc. Ai i kërkoi asaj që ta priste me thikë dhe i tha: “Ke marrë gjithçka, do gjakun tim, merre”.

Gjyqi kundër shpifjes prej 100 milionë dollarësh mes ish-partnerëve tregon më tej se takimi dramatik i tyre ndodhi në një hotel në San Francisko në korrik të vitit 2016. Në atë moment, reputacioni i yllit të Hollywoodit kishte rënë përtokë nga pretendimet e Heard se ai ishte fizikisht i dhunshëm ndaj saj, raporton DailyMail.

Depp i tha gjykatës se ai vazhdimisht i tha Heardit ta priste sepse gjaku i tij “ishte e vetmja gjë që ajo nuk kishte”.

“Unë u takova me të me shpresën se ajo do të tërhiqte gënjeshtrat e saj se bota tani ishte ushqyer. Në asnjë mënyrë ajo nuk ishte gati ta bënte këtë. Nuk mund ta kuptoja pse isha atje”- tha aktori.

I pyetur se pse po kërcënonte se do të lëndonte veten, Depp tha: Kisha një thikë në xhep. Nxora thikën dhe thashë, më pre ketu.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV