Alarmi nga Londra: Perëndimi të dërgojë armë në Shqipëri për ta mbrojtur nga Putini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, deklaroi se Perëndimi duhet të dërgojë armë edhe në vendet tjera që kërcënohen nga Rusia.

Zonja Truss tha se vendet e mëdha duhet të furnizojnë me armatim vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihet Shqipëria, një ditë pasi Putini paralajmëroi goditje të menjëhershme për vendet që ndërhyjnë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne duhet të sigurohemi që krahas Ukrainës, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtete të tjera si Moldavia dhe Gjeorgjia, të jenë të qëndrueshme dhe të kenë aftësi për të ruajtur sovranitetin dhe lirinë e tyre”.

Truss paralajmëroi se “nëse Putin ia del, do të ketë mjerim të paimagjinueshëm në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin”. “Ne nuk do të ndiheshim më kurrë të sigurt”, – theksoi ajo.

Zonja Truss i bëri këto komente në një fjalim të mbajtur në Londër, duke thënë se fitorja për Ukrainën është “me rëndësi jetike” për Perëndimin.

Këto kanë qenë deklaratat më të qarta të Britanisë për luftën në Ukrainë, luftë që nisi nga presidenti rus, Vladimir Putin më 24 shkurt.

Truss tha se vendet aleate të Perëndimit duhet të “dyfishojnë mbështetjen” për Ukrainën.

“Ne do të veprojmë shpejt”, tha Truss “për të larguar Rusinë nga e gjithë Ukraina”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për hakmarrje të shpejtë nëse shtetet e huaja ndërhyjnë në Ukrainë.

“Nëse dikush dëshiron të ndërhyjë nga jashtë për ngjarjet që janë duke vazhduar, dhe të krijojë kërcënime strategjike, që janë të papranueshme për Rusinë, ata duhet ta dinë se sulmet tona hakmarrëse do të jenë të shpejta si rrufe”, ka thënë Putin sipas mediave shtetërore ruse.

Lexo edhe :  Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

“Ne kemi të gjitha mjetet për këtë gjë, mjete që askush nuk i ka tani. Ne nuk do të mburremi, ne do t’i përdorim ato nëse është e nevojshme. Dua që të gjithë ta dinë këtë gjë”, deklaroi Putin. /noa.al

Të fundit

Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë. Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë...

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro blihet me 96.5 lekë dhe...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Lajme të tjera

Web TV