Dy vëllezërit rrahin efektivët në Korçë, prangosen pas ardhjes së përforcimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, të dy vëllezër e banues në fshatin Voskop, Korçë, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar disa efektivë. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se dy vëllezërit Jaçe u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion. Por, në momentin që janë ndaluar nga efektivët i kanë dhunuar dhe janë përleshur me ta. Me ardhjen e përforcimeve të dy vëllezërit janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Korçë

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e policisë, pasi u kapën duke transportuar dru zjarri pa leje, me dy mjete njëri prej të cilëve pa dokumentacion, vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Arrestohen në flagrancë Xhemal dhe Robert Jaçe, 41 dhe 52 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë. Procedohet penalisht edhe shtetasi A. J., 25 vjeç. Këta shtetas u kapën në rrugën Voskop-Voskopojë, duke transportuar me dy mjete “Range Rover”, njëri prej të cilëve ishte pa dokumentacionin përkatës, pa targa, nga 2 m³ secili.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV