Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit të Partisë demokratike ka zhvilluar dhe Kuvendin Kombëtar ku kanë votuar për zgjedhjen e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për ABC se ka përfunduar numërimi i votave dhe pritet që rezultatet për emrat e fituesve të publikohen pasditen e kësaj të diele.

Ndër të tjera kujtojmë se ish kryetari i PD-së, Sali Berisha edhe pse riktheu veteranët në parti nuk ka arritur që të përmbushë pritshmëritë e tij për bashkimin e demokratëve pasi grupit mbështetës të rithemelimit nuk i janë bashkuar  35 deputetë të tjerë.