Televizioni shtetëror thirrje Putinit: Shfarose Mbretërinë e Bashkuar me predhë nënujore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Televizioni shtetëror rus i ka kërkuar publikisht Putinit që të ‘fshijë MB nga harta’ me një armë nukleare nënujore.

Televizioni shtetëror rus ka lëshuar një kërcënim kundrejt Mbretërisë së Bashkuar pasi ‘kryepropagandisti’ i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Kiselyov, tha se ‘Mbretëria e Bashkuar duhet të jetë në shënjestër të armëve bërthamore’.

Duke lëshuar dy kërcënime, Kiselyov tha se Rusia mund të godasë Britaninë me një raketë hipersonike të njohur si Satan-2 e quajtur zyrtarisht Sarmat, ose të përdorë një dron robotik nënujor të quajtur Poseidon për të ‘zhytur Britaninë në thellësi të detit’.

Duke folur në Rossiya-1, Kiselyov tha se bomba nënujore mund të “ngrejë një valë gjigante, një tsunami, deri në 500 metra lartësi”.

Nëse ata do të shpërthenin një armë të tillë, ajo do mund të krijonte një valë baticore që do të arrinte pothuajse mbi Scafell Pike, mali më i lartë në Angli dhe do të ishte plot me material radioaktiv që do ta kthente Anglinë në një “shkretëtirë radioaktive”.

Ky kërcënim vjen pasi Boris Johnson u akuzua se sugjeroi se Britania e Madhe mund të përdorte armë bërthamore kundër Rusisë pa u konsultuar më parë me NATO-n.

Downing Street i ka denoncuar këto pretendime si “të pabaza” dhe i ka quajtur “një shembull tjetër i dezinformatave të shpërndara nga Kremlini”.

Kiselyov pretendon se Britania, e cila së bashku me shumë vende të tjera ka furnizuar me armë dhe ndihma Ukrainën, nuk mund të shpresojë që të krahasohet me Rusinë në një luftë bërthamore.

Kiselyov tha: “Dhe çfarë do të ndodhë pas fjalëve të Boris Johnson për një “goditje hakmarrëse ndaj Rusisë”?

“Pse e kërcënojnë Rusinë e madhe me armë bërthamore teksa janë vetëm një ishull i vogël? Ishulli është aq i vogël sa një raketë Sarmat mjafton për ta mbytur njëherë e përgjithmonë”.

Ai pretendoi se Britania e Madhe do të fshihej nga harta. Më pas vazhdoi: “Raketa ruse Sarmat [i njohur ndryshe si Satan-2], më i fuqishmi në botë… është i aftë të… shkatërrojë një zonë me madhësinë e Teksasit apo Anglisë. Një nisje e vetme, Boris, dhe nuk ka më Angli.”

Ai më pas shtoi: “Një tjetër mundësi për të zhytur Britaninë në thellësi të detit është droni robotik nënujor rus Poseidon. Ai i afrohet objektivit në një thellësi një kilometër me shpejtësi 200 kilometra në orë. Nuk ka asnjë mënyrë për ta ndaluar këtë dron nënujor. Ka një kokë lufte me një kapacitet deri në 100 megaton. Shpërthimi i këtij siluri termonuklear pranë brigjeve të Britanisë do të ngrejë një valë gjigante, një tsunami, deri në 500 metra lartësi. Kjo valë baticore është gjithashtu një bartëse e dozave jashtëzakonisht të larta të rrezatimit. Duke u ngjitur mbi Britaninë, ajo do ta kthejë atë që ndoshta ka mbetur prej tyre, në shkretëtirë radioaktive përgjithmonë. Ju pëlqen kjo perspektivë? Dhe Putini paralajmëroi për këtë, më 24 shkurt [nëse dikush ndërhynte në operacionin e tij special ushtarak].”

Arma Poseidon ka qenë në zhvillim prej disa vitesh tashmë, me Putin që pretendoi në 2019 se “puna po shkon sipas planit”.

Lexo edhe :  Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Kreu i Roscosmos (agjencisë ruse hapësinore) gjithashtu u ka bërë jehonë kërcënimeve bërthamore, duke deklaruar: “Boris, nëse përdoret “Sarmat”, askush nga ju nuk do të “konsultohet me njëri-tjetrin. Dhe nuk do të ketë njeri që t’ju stilojë flokët, zoti kryeministër.”

Të fundit

3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje, përmbledhje e shkurtër e procesit

Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane, shkruan A2 CNN. Ja një përmbledhje...

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Lajme të tjera

Web TV