Moderatorja Ori Nebiaj: Berisha në krye të PD nuk është alternativë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Ori Nebiaj, që aderon në strukturat e Partisë Demokratike, tha sot se Sali Berisha nuk është një alternativë për demokratët, apo shqiptarët në tërësi.

Në Report TV, Nebiaj komentoi zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar. E ndodhur jashë tij, ajo shtoi se me rëndësi është një zgjidhje për të gjithë demokratët dhe jo për disa prej tyre.

Moderatorja Nebiaj shtoi se duhet që nga ana e ‘Rithemelimit’ të ndërmerren veprime përbashkuese dhe jo të ndikuara nga ‘eksitimi’.

“Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem një njeri që njoh institucionet ligjore ndaj s’kam si të jem në institucionet e rinj me emra te vjetër. Unë do doja të dëgjoja nga njerëz që kanë tagrin dhe të dimë ccfarë do të ndodhë me strukturat e PD. Unë mendoj që Partia Demokratike sot nuk e di se kë përfaqëson. Jam e sigurt që shumë demorkatë e ndjejnë këtë dhe unë s’e kam fare problemin nëse jam pjesë e Këshillit Kombetar apo jo. Unë shpresoj të ketë një zgjidhje për të gjithë demokratët dhe këta të fundit të kenë dashamirësinë për atë që konsiderohet si vokacion politik. Të ndërmarrin veprime ligjore dhe jo euforike dhe të eksituara.

Unë jam krenare që kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nëse humbiste zgjedhjet e 25 Prillit sepse ashtu e konsideroja në atë moment dhe po njësoj e mendoj dhe sot. Unë besoj dhe udhëhiqem por jo që nënshtrohem. Me zotin Basha kam patur këtë komunikim qytetar dhe institucional dhe kjo gjë kaloi me një përqafim. Ajo që mua më intereson është që të kenë një PD që përfaqëson qytetarët duke ofruar një standard të mirë drejt shtetbërjes, zhvillimit dhe gjithçka tjetër.

Lexo edhe :  Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

Nuk mendoj që kandidim i zotit Berisha për kryetar të PD, sot të jetë një alternativë që sot duhet përqafuar nga demokratët apo gjithë shqiptarët” – tha Nebiaj për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV.

Të fundit

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros,...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Lajme të tjera

Web TV