Jetmiri shpërthen ndaj Orit: Të mëshiroj për injorancën znj.deputete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jetmiri ende nuk ka mbaruar me shpërthimet e tij ndaj produksionit të “BBVA 3” dhe qartazi, s’e ka kursyer as Ori Nebijajn, opinioniste e këtij edicioni të spektaklit.

Përmes një postimi në Instagram, Jetmiri u shpreh:

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, referuar faktit që Ori është në të njëjtën kohë edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Jetmiri ka bërë edhe një reagim ndaj ish-banorëve të tjerë, të cilët ishin të ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku u shpreh: “Zot, mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.

Kujtojmë se Jetmiri mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e “BBVA 3”, pas pretendimeve se ka bërë “cirk” për të pasur vëmendje dhe se reality shoë nuk ka standarde. Direkt pas vendimit për të hequr dorë nga gara, Jetmiri reagoi përmes një videoje, në të cilën u shpreh:

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, deklaroi Jetmiri.

Jetmiri hyri në “BBVA 3” vetëm pak javë më parë. Të martën e shkuar, ai kërkoi të largohej dhe më pas e rishikoi vendimin e tij pas një diskutimi të gjatë në studio, ku iu kërkua ta mendojë sërish. Mbrëmja e së shtunës ishte koha e caktuar për një përgjigje përfundimtare, ku Jetmiri kërkoi që të vazhdojë qëndrimin, por nuk do të fliste me asnjë nga banorët, vetëm do merrte pjesë në lojëra dhe të tjera komunikime me “Vëllain e Madh”. Produksioni nuk e lejoi këtë vendim të tij, duke i kërkuar të qëndrojë në shtëpi dhe të flasë me banorët që i konsideron të afërt, duke vazhduar kështu lojën.

Lexo edhe :  Reperi me famë botërore, Snoop Dogg ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare

Pas një diskutimi që vazhdoi edhe me përfshirjen e personazheve të tjerë, Jetmiri u largua me vullnetin e tij nga shtëpia dhe në vazhdim pati një përplasje të fortë mendimesh me opinionistët dhe Ledionin në studio./E.Ç

Të fundit

Si të shpëtosh nga marrëdhënia toksike që ke me sheqerin

Nuk do shumë studime për të kuptuar se sheqeri është i përfshirë në dietat moderne dhe jo vetëm! Në...

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…!

Nga Lutfi Dervishi Dita e lirisë së shtypit mbetet një ditë e mirë për të parë hijet që kërcënojnë gazetarinë jo nga jashtë, por nga...

Vlashent Sata te Dojna Mema: Njerëzit në Shqipëri janë të keqpërdorur

Cilat janë gjërat që nuk shkojnë në Shqipëri? Kësaj pyeteje i është përgjigjur Vlashent Sata së fundmi në një intervistë me bashkëshorten e tij,...

Lojë e ndyrë me drejtësinë e re

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka po ndodh mes rithemeluesve, nga mosbashkimi, deri tek rreziku i shpërbërjes pas humbjes në 2025, po tentohet të mbulohet me...

Vazhdon lufta mes Angelina dhe Brad, çfarë po ndodh me pasuritë miliona dollarëshe

Është ende një luftë e hapur mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Dy aktorët, pavarësisht se janë divorcuar që nga viti 2019, kanë disa...

Lajme të tjera

Web TV