Rritja e çmimeve, për “të mirën” tonë dhe për të zezën tonë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Lufta në Ukrainë po vazhdon. Jo me zjarr të hekurt, jo më asgjësime masive dhe tokë të djegur, dhe as me kampe përqendrimi e shfarosjeje. Duket se Rusia e ka marrë qetësisht këtë punë, sipas një shprehjeje, sinonimi i të cilës për popullin tonë si flamurmbajtësi i saj është: “as e qep e as e shqep”, por që në thellësi të saj është edhe më sinjifikative se kaq.

Lufta në Ukrainë po vazhdon. Kjo do të thotë se situata e tensionuar do të vazhdojë gjatë. Dhe meqë plasi, avazi duhet t’i shkojë deri në fund. Deklaratat dhe rezolutat zyrtare janë njëra anë e medaljes dhe shkelja e syrit për flirtim është e njëjta medalje, por nga ana e kundërt. Sepse të gjithë e nga pak, kanë përfitime nga kjo luftë. Edhe depot me armatime kanë filluar të çprazen, edhe ushqimeve gati për skadencë u gjendet vendi, edhe paraja qarkullon më shumë kur ka intensifikim të jetës dhe shpenzim energjish të akumuluara.

Mjafton të themi se një vendi si ky i yni, – që tanimë e kemi zhbërë bindjen si “shkëmb graniti buzë Adriatikut”, sepse jemi të ndërgjegjshëm se ka përfunduar si kusur për kamerierin, – përfiton nga lufta, në dukje e largët, qoftë dhe nga rritja artificiale e çmimeve.

I keni parë çmimet në markata? Doemos. Edhe vaji vegjetal, – të cilin mund ta përdorësh fare mirë për motorin e makinës, – ia ka hipur kalit mbrapsht, ç’pret nga të tjerat?! Fjala vjen, mielli që na vjen nga Serbia.

Por e kotë të qahesh, kur dhe një fshatar që shet i palicensuar te cepi i rrugës, të thotë se meqë është rritur karburanti, qepujkat e majdanozin do ta shesë ca më shtrenjtë. Atëherë çdo presësh nga grosistët që furnizojnë supermarkatat.

Ne si shqiptarë, në tre vitet e fundit na ka ecur mbrapsht, aq sa jemi bërë për t’u lutur, gjysma në Teqenë e Abaz Aliut e gjysma tjetër në kishën e Shna Ndout. Se vetëm Zoti po vuri dorë, pa shpresë tek të tjerët…. harrojeni.

Këto tre vitet e fundit kanë qenë thagmë fare, më të vrullshme se vitet e revolucionit demokratik 1990-1992, dhe më të errëta se revolucioni i vitit 1997. E filluam me tërmetin, e vazhduam me pandeminë dhe tani po rrimë e bëjmë sehir ndeshjen Rusi-Ukrainë.

-Plasi në Kuçovë. Punëtorët po zihen me sipërmarrësit.

-Dua ta shoh me sytë e mi katrahurën.

Meqenëse u bënë ca vite që jemi atashuar në sistemin global të gjërave tutje-tu, edhe tek ne tanimë mbërrijnë teoritë e konspiracioneve njëlloj me pjesën tjetër të botës, që thonë se tërmetin na e bënë enkas me sistemin “Harp” që të na shkundnin ca, virusin pandemik na e hodhën nga ajri që të na vaksinojnë e çipojnë e të na vënë në rresht, dhe lufta në Ballkan, për hir të fuqizimit të sllavëve në Evropë, mund të nisi nga Bosnja për t’u zgjeruar atje ku toka vazhdon të jetë e nxehtë këtu e më shumë se 100 vite më parë.

Po teori konspirative janë gjithsesi, bëjnë vaki dhe nuk dalin.

Për momentin jemi të shtrënguar të mbushim hambarët me grurë, miell e vaj dhe t’u japim ndonjë leckë me ujë e sapun tuneleve antiatomikë që na la Enveri e nuk arritëm t’i shkatërronim dot. Përkundër të gjithë fasadës, politika jonë vazhdon të bëjë groteskun, kur shtrin kabllin për lidhje “live” me qendrën e luftës duke i dhënë fjalën Zelenskit të Ukrainës për një fjalim në Kuvendin Shqiptar. Dhe presidenti në luftë veç ca këshillave gjysmë ultimative na kërkoi dhe ndihmë. Domethënë ndihma humanitare.

Lexo edhe :  Politika nuk i njeh më shqiptarët

-Na ka dërguar shtabi i çetës. Partia ka nevojë për ushqim, veshmbathje dhe për pare. Prandaj erdhëm që t’i marrim.

-Ju s’keni pse i merrni, ne ua japim vetë. Mbledhim fshatin, i themi dhe…

Domethënë, ne i kërkojmë Evropës ndihmë për rindërtimin nga tërmeti, të tjerët na kërkojnë ne ndihmë. Kjo do të thotë se edhe nëse do të çojmë ndonjë kamion miell në Ukrainë, na duhet ta blejmë te Serbi, e ta nisim bidivi.

-Po ti s’ke për vete bre Kovi…

Ja të themi që e shtrënguam ca më shumë rripin dhe nisëm për në Ukrainë një karvan me batanije dhe fasule për ushtarët… po armatimet ku t’i gjejmë? Se Zelenski kërkoi dhe armë. Ne depot i kemi sprazur me kohë, dhe në kohë paqeje madje. Se edhe si popull jemi ca anapulla.

-S’di nga t’ia mbajë i ziu njeri.

Kjo do të thotë se ne vazhdojmë të jemi të papërgatitur për një ditë të zezë.

Por kur tjetri të kërkon ndihmë, vihesh në siklet dhe mundohesh ta gjesh një zgjidhje.

Ne do japim ndihmën tonë, se ca do kruajmë buxhetin edhe ca do t’i marrim borxh. Pavarësisht se fatura shkon në kalimin e borxhit të jashtëm aty ku samari ynë nuk e mban. Por me botën nuk do turpërohemi. Sepse përmendja e emrit “Albania”, në tregun ndërkombëtar, për çështje humanitare, na vlen shumë në pjesën e bërjes së propagandës, qoftë dhe që Evropa të na hapë derën e korridorit të cilën na e ka premtuar.

-Përshëndete bamirësen!

Dhe dora e dhunshme shtyn kokën që të përkulet.

-Sigurisht që gazeta do të ketë mirësinë të përmendi gjestin tuaj. Ne nuk do të harrojmë ta informojmë…

Por fatura do të rrëndojë po sërish mbi atë fëmijën e uritur, që pret të hajë një drekë më me shumë proteina tek tryeza e zonjës së kamur.

Por zgjidhje ka gjithmonë. Mjafton të vrasësh mendjen.

Ja për shembull: Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë muajit Mars 2022, qeveria shqiptare arkëtoi 29.94 miliard lekë ose rreth 299 milion dollarë më shumë sesa në muajin Mars të një viti më parë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2022, janë arkëtuar 58.57 miliard lekë ose rreth 580 milion dollarë më shumë sesa në tremujorin e parë të vitit 2021.

Është e dukshme që pjesa më e madhe e tejkalimit të të ardhurave buxhetore ka ardhur prej rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Ja ku dolën paratë.

Prandaj shqiptarë shtrëngoni rripat, sepse një bord fantazmë do ta mbajë çmimin e karburantit aq të lartë sa të dalin paratë e buxhetit dhe të proceseve humanitare ku Shqipëria kërkon të jetë pjesë përbërëse me dinjitet e kokën lart. Dhe bordi në fjalë për çudi kujtohet çdo fundjavë t’i fusë nga një rritje çmimit të naftës e benzinës, edhe pse vendet e tjera të rajonit që furnizohen po nga e njëjta dorë, kanë të njëjtat çmime si para luftës.

Epo natyrisht, atyre nuk u ka kërkuar njeri ndihma në ushqime, veshmbathje, armatime, e sidomos në pare.

Të fundit

Nga luhatjet hormonale te rënia e imunitetit, çfarë i ndodh trupit tuaj gjatë festave

Pas imazheve ëndërrimtare të dekorimeve të Krishtlindjeve dhe eventeve festive, shpesh gjenden ëmbëlsirat e panumërta, gotat me verë të...

Destinacionet perfekte nëse doni atmosferë KRISHTLINDJESH

Atmosfera e Krishtlindjes po fillon të ndihet kudo, por askund më mirë se në markatat festive nuk mund të përjetohet më bukur. Markata apo tregu...

Kuvendi pritet të miratojë ligjin për vitet e humbura të punës, ja kush përfiton

Në vitin e ardhshëm pritet të zyrtarizohet nisma ligjore, e cila njeh vitet e punës që nuk dokumentohen, për qëllime pensioni. Projektligji u miratua...

Shqipëria mbyll TikTok, eksperti:Ja mënyrat që do të përdoren për të pasur aplikacionin

Tomi Kallanxhi, ekspert IT, në një emision televiziv, ndërsa e konsideroi si show vendimin e Kryeministrit. Në vijim, Kallanxhi tregoi disa nga mënyrat që mund...

“Ka që prej 1968-ës në politikë dhe ka bllokuar PD”, Basha shpërthen ashpër për Berishën

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD. I pyetur...

Lajme të tjera

Web TV