Tragjedi në Greqi/ Burri mbyt gruan për xhelozi, merr policinë në telefon: E vrava

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tragjedi ka ndodhur natën e së enjtes, 5 maj 2022 në Piges të Bashkisë Nestos në Kavallë.

Një 55-vjeçar vrau gruan e tij 43-vjeçare dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës.

Çifti, i cili ka dy fëmijë të mitur, po përballej me probleme. Burri dyshohet se e mbyti gruan dhe më pas thirri vetë policinë .

Më konkretisht, 55-vjeçari e ka mbytur gruan e tij në farmacinë e tyre, ndërsa në mediat greke raportohet se ai ishte xheloz për gruan. Fillimisht autori ka tentuar të mbulojë gjurmët duke pretenduar se farmacia nuk do të hapej për shkak të detyrimeve profesionale të bashkëshortes. Më pas ai u përpoq më kot t’i jepte fund jetës.

Më në fund autori ka vendosur të dorëzohet duke telefonuar Policinë dhe aktualisht po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

Ngjarja tragjike po hetohet nga Sektori i Sigurisë në Drejtorinë e Policisë Kavallë.

Të fundit

Partizani krenohet me Igli Taren dhe Amir Rrahmanin/ Bëtë krenarë të gjithë shqiptarët

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i klubit të Milanit. Shqiptari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me italianët,...

Hungaria ‘shënjestroi’OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit Viktor Orbán, i cili cilësohet...

Karta e azilit s’funksionon, më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga BE në 2024

Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore...më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të parregullt...

Videoja e frikshme/ Kamioni 33 tonësh merr përpara një shtëpi në New Jersey

Momenti i një aksidenti të tmerrshëm në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi regjistrua nga një...

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre rreth 2 vjeç. Sipas tij, prej...

Lajme të tjera

Web TV