Zgjedhja e Palokës/ Kulluri: Turp! Dje denoncuan vjedhjen e votës në Foltore, sot…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kulluri shkuan se Rithemelimi është Ricikimi. Duke u ndalur në zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, të Edi Palokës, Kulluri shkruan, ‘turp është për ata që u turrën nëpër foltore duke denoncuar vjedhjen e votës nga Lul Basha dhe tani ngrenë dorën për dikë që e ka pranuar vjedhjen me zë dhe figurë’.

 ‘Kur thashë disa javë më parë se po vjen dita të themi “o Luli ku je”, e dija që kjo ditë do të vinte shpejt! Sot më zgjedhjet për Kryetarin e Këshillit Kombetar, vjedhja e votës po lartësohet në piedestal! Edi Paloka është më i pafajshmi në këtë histori sepse të paktën pati kurajon të prononte “masakrën elektorale” të Lul. Bashës! Dhe për këtë akt e kam pergëzuar! Dhe që të zgjidhet kryetar i KK pas kaq vitesh në PD është e pranueshme!

Por heshtja dhe miratimi i atyre që u vodhën dhe grabitën në 13 qershor është turp! Po aq turp është për ata që u turrën nëpër foltore duke denoncuar vjedhjen e votës nga Lul Basha dhe tani ngrenë dorën për dikë që e ka pranuar vjedhjen me zë dhe figurë!

Në fakt janë të njëjtët ndaj Rithemelimi është Riciklim! Një grup servilësh, konformistësh dhe gënjeshtarësh po drejtojnë PD me pak ndryshime emrash nga disa muaj më parë! Ajo që nuk ndryshon është se PD është parti personale, parti që gënjen votuesit e saj e qytetarët dhe që përditë po ha veten dhe ata pak njerëz normal që kanë pasur vullnetin për të ndryshuar gjërat! Çfarë pjell macja, minj gjuajnë! Ta gëzoni gjirizin!’– shkruan Kulluri.

Të fundit

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV