Duka thirrje qeverisë: “Hidhni sytë nga bujqësia, është në kolaps”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për gazetën “Fjala”, tregon problemet e bujqësisë shqiptare sot dhe si mund të dilet nga kriza. Rritja e çmimit të imputeve bujqësore dhe mungesa e subvencionimeve ndalon prodhimin vendas.

Nga Fernada Cenko

Kreu i Partisë Agreare Ambientaliste Agron Duka ka folur në një intevristë për gazetën “Fjala” lidhur me situatën në sektorin e Bujqësisë, ku duhet të investojë Qeveria, dhe çfarë premton kjo parti në fushën e Bujqësisë. Sipas Dukës, i cili ka bërë gjithmon një oponencë të fortë kundrejt qeverisë, në mbështetje të fermerëve, se pushteti qendror duhet të lërë mënjan betonin dhe tunelit dhe të investojnë në bujqësi, e cila po vdes çdo ditë, pasi fermerët largohen për të punën sezonale jashtë vendit. Ai ka këkruar që të fuqizojë bujqësinë vendase duke mos importuar produkte bazë që Shqipëria i ka. Ai tha se lufta në Ukrainë e ka ndihmuar bujqësinë në vendet e tjera, në Shqipëri ka ndodhur e kundërta. “Rritja e çmimeve është favorizuar edhe nga politikat e paqëndrueshme fiskale. Shembulli konkret, qeveria hoqi për vitin 2022 edhe stimujt fiskalë, duke taksuar me 10% TVSH inputet që para 1 janarit 2022 ishin 0%. Në kushtet e krizës si pasojë e luftës në Ukrainë, vendet e rajonint lehtësuan barrën fiskale dhe rritën shkallën e subvencioneve në bujqësi. Ne bejmë të kundërtën. Është mungesa e krahut të punës”, shprehet Duka në një intervistë të spicifikuar mbi situatën e bujqësisë në vend.

Zoti Duka, bujqësia është duke përjetuar një periudhë të vështirë, me tregues të përkeqësuar në shumë drejtime. Cilat mendoni se janë arsyet e kësaj gjendjeje?

Së pari unë do të doja që këto tregues ne ti risillnim për publikun, për të kuptuar se ku jemi realisht. Edhe pse një vend bujqësor, ne për fat të keq vazhdojmë të jemi eksportues të prodhimeve bujqësore. Madje situata është bërë edhe dëshpëruese. Rritja e kostove si pasojë e shtrenjtimit të lëndëve të para, ka bërë që ne ti kthehemi importit të zarzavateve. Të dhënat e INSTAT-it në tre-mujorin e parë të vitit 2022, tregojnë se u importuan mbi 18 mijë tonë zarzavate, me një rritje 46.7% në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Përveç zarzavateve, u rrit me 15% edhe importi i frutave. Edhe në sektorin e blegtorisë është e njëjta situatë. Importet e mishit u rritën me 10%. Numri i krerëve të bagëtive ka rënë me 20%. Këta tregues kanë ndikuar direkt në rritjen e importit të qumëshit apo nënprodukteve të tij, që sipas të dhënave zyrtare kanë pësuar nje rritje prej 15%. Ju pyesni për shkaqet. Ato mund të jenë të shumta, por unë do të veçoja si më kryesorin rritjen e kostove. Rritjen e çmimeve të lëndëve të para dhe sezonalitetin e prodhimeve.

Prodhime s’ka, por shumë toka vazhdojnë të mbeten të pa kultivuara në Shqipëri…

Eshtë e vërtetë, se sipërfaqja e tokës arë qe nuk mbillet po rritet. Por po braktisen edhe sera, pra toka ku është investuar. Dhe këtë vit një nga dëshmitë më të forta të braktisjes së tokës është mospërdorimi i plehrave kimike. Importet e këtij inputi bujqësor kanë rënë si asnjëherë më parë me 75%, në tre muajt e parë të vitit, ndërsa duhej të ishte e kundërta, pasi është sezoni i mbjelljeve dhe punëve të pranverës. Sërish sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, për muajt janar-shkurt 2022, eksportet e plehërave kimike u rritën me mbi 140 përqind, në një kohë që importet kishin pësuar rënie drastike. E përkthyer në para gjatë kësaj periudhe, pra janar -shkurt 2022, sipas të dhënave të INSTAT u eksportuan 1,1 miliardë lekë plehëra në krahasim me 62 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çfarë janë këto plehra kimike që eksportohen, kur ne nuk kemi industri prodhuese të tyre. Të dhënat tregojnë se tregtarët shqiptarë, kanë rieksportuar në Kosovë dhe Serbi inputet që kishin blerë jashtë, pasi tregu vendas dmth, bujqësia shqiptare nuk i ka tërhequr. Pra kërkesa e fermerëve shqiptarë është aq e ulët sa tregtarët kanë zbrazur magazinat duke i shitur në vendet e rajonit.

Lexo edhe :  Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi nga vetë shqiptarët

Përse ndodh kjo?

Sërish janë shumë faktorë. Por unë do ti përmbledh në disa: Çmimet e larta; psh ureja dhe nitrati, dy plehëruesit bazë në bujqësi kanë pësuar një rritje të çmimit në mbi 100%, duke e vënë fshatarin përballë pamundësisë për ta blerë. Rritja e çmimeve është favorizuar edhe nga politikat e paqëndrueshme fiskale. Shembulli konkret, qeveria hoqi për vitin 2022 edhe stimujt fiskalë, duke taksuar me 10% TVSH inputet që para 1 janarit 2022 ishin 0%. Në kushtet e krizës si pasojë e luftës në Ukrainë, vendet e rajonint lehtësuan barrën fiskale dhe rritën shkallën e subvencioneve në bujqësi. Ne bejmë të kundërtën. Është mungesa e krahut të punës. E dini së çfarë do të thotë të gjesh sot punëtorë në fshat? Eshtë gati e pamundur. Shumica e krahut aktiv të punës emigron për punët sezonale në Greqi duke braktisur tokat e tyre. Ndërsa të tjerë vazhdojnë ti drejtohen tregut gjerman apo vendeve të tjera. Por janë edhe problemet me të cilat po përballet bujqësia si pasojë e dëmeve që pëson nga ndryshimet e klimës, të cilat ne i kemi ngelizhuar tërësisht.

Çfarë duhet bërë në këto kushte. PAA është një parti me profil agrar, a keni ju një ide, projekt, platofrmë për të ndihmuar këtë sektor?

Së pari duhet të pranojmë një gjë, që sektori është në agoni dhe ka nevojë urgjente për mbështetje. Në kushtet kur u përballëm me atë që u quajt kriza e drithrave, ne duhej të kishim stimuluar rritjen e sipërfaqeve me drithra. Por nuk e kemi bërë. Bujqësia ka nevojë për një suport emergjent, tani, për të shpëtuar dhe mbështetur çfarë është mbjellë. Me lehtësira për karburantet, energjinë elektrike, apo ndërhyrje të menjëhershme në lëhtësimin e barrës fiskale për plehrat dhe pesticidet. Në këtë drejtim, ne mbështesim edhe zëra brenda mazhorancës, sikundër është deputeti Erjon Braçe, që është një zë i vazhdueshëm pro fermerëve. Pastaj duhet të flasim për strategji afatgjata. Dhe ne si PAA kemi platformën tonë. Ne mbështesim dhe do të kërkojmë zbatimin e rajonizimit të bujqësisë, që do të thotë, të mos mbillen mollë në fushat e Lushnjes, ku mund të mbillen perime dhe drithra. Të mos mbjellim ullinj në Dumre, ku duhet të mbillet duhan. Shqipëria ka zonat e veta me mikrolima dhe çdo zone i përshtaten lloje të ndryshme kulturash. Duhet të punojmë për rajonimi dhe përqëndrimin e tyre, kjo çon në profilizimin e fermerëve dhe rritjen e prodhimit dhe mundësinë e eksportit. Ne sygjerojmë rishikimin e subvencioneve, për të mbështetur direkt prodhimin. Por sërish edhe subvencionet të jenë në favor të rajonizmit, pra të mbështesim krijimin e serave në zonat ku duhet të mbullen perime, të subvencionohen ullishta atje ku duhet të mbillen ullishta, vreshta, bimët medicinale, agrumet etj etj. Ne duhet të futemi në epokën e përshtatjes së bujqësisë me kushtet e reja të klimës. Bota po ndryshon, klima po dikton kushte të reja jetese sot, bimët kafshët dhe njerëzit janë para detyrimit për tu përshtatur. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Duhet të bëjmë studime për të ditur tu themi fermerëve çfarë të mbjellin, ku, dhe kur ta mbjellin. Unë kam një thirrje për qeverionë. Të ndalojë për një moment nga projektet megallomane të rrugëve dhe tuneleve, edhe pse edhe ato duhen. Tuneli mund të bëhet edhe në vjeshtë, ndërsa bujqësia shkatërrohet edhe për një javë. Njerëzit nuk do hanë beton dhe asfalt, nëse ne i vëmë shkelmin bujqësisë. Teknologjia sot po prodhon gjithçka, edhe njeriun-rrobot, apo rrobotin-njeri. Por bukë dhe qumësht nuk prodhohet në fabrikë. Ato prodhohen vetëm në tokë.


Të fundit

Kriza e Covid-it kërkon zgjedhje të tmerrshme

Politika zero-Covid po dëmton ekonominë, por për ta kthyer atë rrezikon humbje jete, dëme ekonomike dhe shfaqjen e varianteve...

6-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në Gjermani, sot i jepet lamtumira e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethinën e Konstancës, në Gjermani, ku humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku një 6-vjeçare me prejardhje...

110 – vjet ekonomi shqiptare – përballja me sfidat e zhvillimit ekonomiko-social

Nga Anastas Angjeli, Adrian Civici Ekonomia shqiptare në periudhën para shpalljes së pavarësisë deri në luftën e II-të botërore Struktura ekonomike dhe shoqërore e viseve shqiptare...

“E pritën derisa erdhi dhe…”/ Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptarit në Gjermani

Një shqiptar është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Krefeld Gjermani. 42-vjeçari shqiptar është qëlluar katër herë nga dy persona, ndërsa ka humbur jetën...

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në...

Lajme të tjera

Web TV