Mbetet të shihet nëse do të luajë apo jo kundër Feynoord-it, por mbrojtësi ynë kuqezi do të jetë si mikpritës për të tijtë dhe holandezët. Është vërtet bukur që në këtë finale historike “shqiptare” do të jetë “aktor” në fushë edhe një shqiptar, pikërisht Kumbulla.

Me siguri, ai mburret me “skenën” e zgjedhur nga UEFA për këtë finale, stadiumin e kryeqytetit tonë, ku ai luan me kombëtaren kuqezi:

“Në këtë stadium do të luajmë një pjesë të historisë së Romës. Është një emocion unik të përfaqësoj ngjyrat verdhekuqe në një finale europiane në Shqipërinë time, dhe njëkohësisht të pres në Tiranë një pjesë të Italisë, vendin ku kam lindur dhe jam rritur.

Jam i sigurt se Tirana do të na bëjë të ndihemi njësoj sikur po luajmë në “Olimpico”. Daje Roma!”