Macron betohet për mandatin e dytë si president, edhe 5 vite në krye të Francës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emmanuel Macron është betuar sot për mandatin e tij të dytë si president i Francës në një ceremoni në Pallatin Elysee.

Në një vend ku presidentët rrallë rizgjedhen, Macron fitoi 58.5 për qind të votave në raundin e dytë në prill kundër Marine Le Pen e ekstremit të djathtë, pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj politikave të tij pro-biznesit dhe një propozimi për të rritur moshën e daljes në pension.

Macron gjatë fjalës së tij tha se mandati i tij i dytë do të ishte “i ri” dhe jo thjesht një vazhdim i të parit.

“Ne duhet të shpikim një metodë të re së bashku, larg traditave dhe rutinave të lodhura, me të cilat mund të ndërtojmë një kontratë të re produktive, sociale dhe ekologjike,” tha ai.

Në mesin e 500 të ftuarve të pranishëm ishin ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, ish-kryeministrat Edouard Philippe, Manuel Valls, Alain Juppe dhe Jean-Pierre Raffarin, si dhe liderë fetarë dhe figura të tjera shtetërore.

Të fundit

Kroçera me rreth 400 persona në bord ndalon në Vlorë

Mëngjesin e kësaj të hëne ka mbërritur në gjirin e Vlorës, për t'u ankoruar më pas në portin detar,...

Rama paralajmëron sistem të ri në furnizimin me naftë: Do të sjellë kontroll mbi çmimin

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të reformës në menaxhimin e ujit...

Kriptomonedha Bitcoin arrin nivel rekord

Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump. Bitcoin arriti një rekord të...

“Ky është vetëm fillimi”- Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët...

Aksioni i IKMT në Theth/ Rama: Nuk janë të shkretë për bukën e gojës!

Në mbledhjen me deputetët dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka komentuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth,...

Lajme të tjera

Web TV