Zyrtare: Përfundon mbretërimi i Abramovich! Chelsea shitet me marrëveshje rekord!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea ka konfirmuar se më në fund ka gjetur pronar të ri, pas mbretërimit 20-vjeçar të Roman Abramovich.

Manjati rus u sanksionua me të filluar agresioni i Rusisë mbi Ukrainën pasi Mbretëria e Bashkuar e shikon atë si person të afërt me Vladimir Putinin.

Kështu, pas më shumë se dy muaj, Chelsea ka pronar të ri dhe në krye të tyre do të jetë miliarderi amerikan, Todd Boehly, së bashku me Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyys.

“Klubi i Futbollit Chelsea mund të konfirmojë se kushtet janë rënë dakord për një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Ëyss, për të blerë klubin”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Nga investimi total që do të bëhet, 2.5 miliardë funte do të aplikohen për blerjen e aksioneve në Klub dhe të ardhurat e tilla do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich. Do të kërkohet miratimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që të ardhurat të transferohen nga llogaria bankare e ngrirë e MB”.

“Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të deponojnë 1.75 miliardë funte në investime të mëtejshme për të mirën e Klubit. Kjo përfshin investime në Stamford Bridge, Akademi, Ekipin e Grave dhe Kingsmeadoë dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea”.

“Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme rregullatore. Më shumë detaje do të jepen në atë kohë”, thuhet më tej në komunikatë.

Të fundit

Flet nusja e 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve: “Më tha të merrja…”

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj,...

Gramsh, deri tani 200 të evakuuar! Shteti ofron strehim me 165 çadra kampingu

Situata e zjarreve po e con Shqipërinë thuajse në një situatë të jashtëzakonshme. Deri tani raportohet se Gramshi është më problematiku, aty ku 8...

Zyrtare/ Crystal Palace përjashtohet nga pjesëmarrja në Europa League

Crystal Palace është përjashtuar nga Liga e Europës për sezonin e ardhshëm. CAS hodhi poshtë ankesën e klubit kundër përjashtimit të tyre nga Liga e...

Fushë-Arrëz, prefektja e qarkut viziton fshatrat e prekur nga zjarret

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka mbërritur në fshatrat Xath e Flet të njësisë administrative Blerim, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, aty ku janë...

Shqiptarë, kujdes! Rrahjet e zemrës shtohen dyfish këto ditë

Tirana, por jo vetëm po përvëlon nga temperaturat ekstreme të këtyre ditëve. Termometri ka shënuar 43 gradë në hije pasditen e së hënës dhe kështu...

Lajme të tjera

Web TV