Muaji juaj i lindjes përcakton disa karakteristika në personalitetin tuaj aktual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Personaliteti ynë përbëhet nga një grup tiparesh sjelljore, të menduarish dhe modeleve emocionale që evoluojnë e ndryshojnë nga faktorë biologjikë dhe mjedisorë. Ndërsa nuk ka një përkufizim përgjithësisht të rënë dakord për personalitetin, shumica e teorive përqendrohen në motivimin dhe ndërveprimet psikologjike me mjedisin që rrethohet.

Për këtë arsye, studjuesit kanë kryer shume studime e kane gjetur se ekziston një lidhje e rëndësishme midis sezonit të lindjes dhe tipareve të personalitetit, ku kanë gjetur ndikime të rëndësishme klinike për fenomenet psikologjike dhe psikiatrike.

Prej një dekade studiuesit kanë zbuluar se muaji kur kemi lindur mund të luajë një rol në zhvillimin e personalitetit tonë.

Sezoni i lindjes, i parë si një variabël mjedisor jo specifik, paraqet stile të ndryshme jetese, duke përfshirë gjerësinë gjeografike, rrezet e diellit, ushqimin, infeksionin dhe stresin, midis ndikimeve mjedisore.

Ndryshimet sezonale ndikohen nga këto variabla mjedisore që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin edhe në fazën e fetusit. Në fazat e hershme të zhvillimit njerëzor, variablat mjedisorë si ndotja e ajrit, zakonet dietike, mungesa e vitaminës D, infeksionet e nënës dhe ndryshimet e temperaturës mund të ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Këtu nuk po flasim për astrologji dhe ndikimin e planeteve në personalitetin e individit, ndikim gravitacional për të cilin shkenca deri tani nuk ka mundur ta vërtetoj sepse për ditën e lindjes nuk është vërtetuar ende një lidhje e drejtpërdrejtë mes planeteve dhe personalitetit tonë, por përsa i përket sezonit të lindjes studimet empirike janë të shumta.

Tashmë studjuesit kanë profilizuar madje temperamentet e të rriturve. Rezultatet mund të ndryshojnë e jo të gjithë mund ta gjejnë veten, megjithatë profilet stinore janë shumë interesante.

Profili pranveror i personalitetit

Foshnjet e lindura në mars, prill dhe maj, kanë rezultate të larta në shkallën e hipertimisë PSH- reagimit të trupit ndaj stresit psikologjik duke rritur performancën fizike e duke u shfaqur me një optimizëm të përgjithshëm – aftësia për të parë çdo pikë poshtë si një parathënie të një ngritjeje.

Por kjo gjendje ka një çmim: foshnjat në pranverë janë gjithashtu më të ndjeshme ndaj të kundërtës së hipertimisë: Depresioni klinik. Sipas një studimi me 58,000 subjekte në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012 – gound zero u gjet për gjëndjen e të lindurve të majit, ndërsa për Foshnjet e nëntorit u gjet shkalla më e ulët e depresionit.

Profili veror i personalitetit

Për foshnjet e qershorit, korrikut dhe gushtit nuk ka asnjë trishtim për shkak të niveleve të larta të dritës pas lindjes së tyre. Foshnjat e verës kanë disa karakteristika të njëjta hipertimike si foshnjat e pranverës, por kompensimi vjen me gjëndje të luhatura ciklotimie – kapërcime të shpejta midis gjendjeve të humorit. Kujdes; nuk kemi të bëjmë me simptoma të çrregullimit bipolar; diagnozat bipolare janë më të ultat mes foshnjave të lindura në gusht.

Lexo edhe :  Integrimi në Evropën imagjinare

Profili vjeshtor i personalitetit

Foshnjet e lindura në muajt e vjeshtës konsiderohen si më mirë të ekuilibruarit. Një nga faktorët e këtyre ekuelibrave shikohet dhe nga prurja e bollshme e ushqimeve në kohën e korrjes, apo fakti që netët e gjata dhe sëmundja sezonale e dimrit nuk kanë zbritur ende. Njerëzit e lindur në vjeshtë jo vetëm që gëzojnë nivele të ulëta depresioni, por në mënyrë të ngjashme kanë më pak gjasa të zhvillojnë çrregullim bipolar. Një e metë në lindjen e vjeshtës: ata kanë një tendencë për nervozizëm të shpejtë.

Profili dimëror i personalitetit

Këtu gjërat përkeqësohen. Ndër sfidat me të cilat përballen njerëzit me datëlindjet e muajve të dimrit janë nivelet më të larta të skizofrenisë, çrregullimit bipolar, çrregullimit skozoafektiv dhe depresionit.
Por ka disa kompensime pozitive: foshnjat e dimrit janë më pak nervoze sesa ato të lindura në vjeshtë. Për më tepër, sipas një studimi të vitit 2015 me 300 të famshëm, Janari dhe Shkurti janë muajt e duhur për të lindur nëse doni të bëheni të famshëm pasi janë muaj që ndërlidhen me krijimtarinë dhe zgjidhjen intiutive të problemeve.

Asnjë nga këto profile nuk do të thotë që prindërit të përpiqen të kontrollojnë kohën e lindjeve për sezone të veçanta. Dhe asnjë prej tyre nuk do të thotë që muaji i lindjes është një gjë përfundimtare nga larg. Shumë ngjarje jetësore ndikojnë në gdhëndjen e personalitetit që kemi aktualisht: një fatkeqësi mund të na bëj më të mbyllur në vetvete apo më agresiv e alert me të tjerët.

Ka shumë pesimistë të çuditshëm të lindur në Mars dhe shumë foshnje të Tetorit,me profil të ç’ekuilibruar që bien në kontradiktë me gjetjet e deritanishme të studjuesve. Megjithatë, disa ndikime nga sezoni i lindjes në tiparet aktuale të personalitetit shihen dukshëm në shumicën e popullatës. Duhet ditur se ngjarjet që përjetojmë gjatë gjithë stinëve të jetës ndikojnë në formësimin e personalitetit tonë shumë më shumë sesa ndikon vetëm stina e lindjes. Unë jam e lindur e majit, por kjo nuk do të thotë se jam gjithë kohës e qeshur…

Karakteri i njeriut shfaqet në zemërimin dhe zhgënjimin e tij. Fati i njeriut përcakton karakterin e tij.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV