9 maji/ Në Tiranë protestohet me “street art” kundër ‘Hitlerit’ të ri (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 maji 1945, shënon ditën e fundit të luftës së dytë botërore, ku aleatët perëndimorë në bashkëpunim me Rusinë fituan ndaj nazi-fashizmit. Por situata vjen krejt ndryshe në këtë përvjetor, ku tashmë Rusia është shndërruar në agresorin e një shteti të pavarur. Mijëra civilë mes të cilëve shumë fëmijë, kanë humbur jetën në më shumë se 2 muaj luftime në Ukrainë. Miliona të tjerë kanë lënë vendin e tyre, për të shpëtuar jetën, ndërsa qytetet janë shndërruar në gërmadha të mëdha. Varreza masive të civilëve të vrarë po zbulohen çdo ditë në Ukrainë.

E gjithë bota po solidarizohet kundër kësaj lufte, e një sensibilizim i tillë vjen edhe nga artisti Franko Dine dhe disa street artist të tjerë. Nëpërmjet artit kanë protestuar kundër agresionit rus para ambasadës ruse në Tiranë, në solidarizim me Ukrainën. Pasi Rusia, sot me 9 maj feston ditën e fitores kundër nazi-fashizmit, ku në bashkëpunim me aleatët perëndimorë i dhanë fund luftës së dytë botërore në 1945. E përkundër kësaj, sot Kremlini feston me gjakun në duar të fëmijëve ukrainas dhe Putin është kthyer në një Hitler të ri për botën.

I palëkundur në qëndrimin e tij, Putin vijon sulmet mbi Ukrainën. Pavarësisht thirrjeve nga mbarë bota për të ndalur gjakderdhjen e gjetjen e një zgjidhje të përbashkët, Kremlini zyrtar vijon të mos lëkundet. Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha ka kërkuar ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë duke tërhequr diplomatët nga ambasadat respektive.

Të fundit

Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s / Fiton kryeministri me origjinë shqiptare

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali...

Zbardhet dinamika e konfliktit me armë në Laç, policia shoqëron disa persona

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri në qytetin e Laçit ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona. Sipas njoftimit...

Plumbat në Laç nuk kursejnë as të moshuarën. Shitësja e luleve plagoset në këmbë

Katër të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç. E plagosur në këmbë ka mbetur edhë një e moshuar, shitëse...

Pranverë në Durrës, pushuesit e huaj zgjedhin mes plazhit historisë dhe natyrës

Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë detin apo turizmin historik. Arjana...

Konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga vendngjarja bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV