Spiropali-Berishës: Sali nuk ke faj që flet për prokurorë dhe vrasje, pasi SPAK…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali ka replikuar ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit, i cili i kërkoi SPAK që të hapë tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama.

Spiropali tha se Berisha ka të drejtë që flet sot, pasi SPAK po hesht ndaj vrasjeve dhe korrupsionit të madh që ndodhi gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit.
Sipas saj sot vetëm SPAK nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve nga Sali Berisha.

“Sali t’i nuk ke faj që flet për prokurorë, vrasje, grabitje përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë por me armën ngrehur, përndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që ende nuk jep llogari. Korrupsioni jot lemerit nga boronicat e Gërdecit tek kompleksi “Partizani” i dhëndrit, ti e bën mirë viktimën, përdersa SPAK-u nuk i dëgjon ulërimat e të vrarëve. Dua ta them këtu edhe pse me keqardhje, se është kjo shumicë që e ka mbështetur fuqimisht Reformën në Drejtësi, kur ju dilnit në rrugë pikërisht sepse Reforma në Drejtësi kërkonte vota në Kuvend. Ju i bënit presion politikës dhe drejtësisë. Ti bën mirë që e përqesh SPAK-un e dhe quan SKAP përderisa s’të ka kapur dhe të të çojë në të vetmen karrige ku duhet të japësh llogari. Ti thua se Edi Rama po i bën presion SPAKU-ut se ka frikë nga ty politikisht, po ku ka rivalë më të mirë se ty. Rama nuk mund të gjente dot sot një rival më të damkosur se ty. Po të ishte për Ramën dhe PS kandidatura jote do ishte më mirë se asgjëja, të dalësh dhe të kundërmosh siç ke bërë për 31 vite. Ne jemi ndryshe dhe duam t’ia heqim këtë erë politikës shqiptare”, tha Spiropali.

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV