Borrell me zyrtarët e Ballkanit Perëndimor, zbardhen detaje nga takimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa mbrëmë kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në një darkë joformale në Bruksel nga kryediplomati evropian, Josep Borrell me zyrtarë të lartë të Ballkanit Perëndimor, zbardhen detaje nga takimi.

Mësohet se fokus i këtij takimi ka qenë ndikimi rajonal i luftës në Ukrainë.

“Fokusi në takimin e të mërkurës, 11 maj, ishte ndikimi global dhe rajonal i luftës ilegale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit të saj, dhe si munden së bashku BE-ja dhe partnerët nga Ballkani Perendimor të adresojnë dëmet dhe pasojat e kësaj lufte, si në çmimet e ushqimit dhe energjisë, ashtu edhe në stabilitetin rajonal dhe global. Përfaqësuesi i lartë Borrell ka mirëpritur mbështetjen e plotë të partnerëve nga Ballkani Perëndimor në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutat lidhur me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Përfaqësuesi i lartë i ka njoftuar për përgjigjen e BE-së në mbështetje të Ukrainës, përfshirë edhe masat restriktive që kanë për qëllim kufizimin e aftësive të Kremlinit për të financuar luftën. Ai ka përsëritur rëndësinë e përshtatjes me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, si element qendror në rrugëtimin evropian. Liderët kanë konfirmuar përkushtimin e tyre strategjik për integrim në BE dhe bashkëpunim rajonal”, thuhet në këtë komunikatë.

Deri më tani, Serbia është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë. BE-ja ka paralajmëruar se diskutimet me vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë javën e ardhshme në nivel të ministrave të Jashtëm. Pjesëmarrës në darkën në Bruksel ishin: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Lexo edhe :  Ngacmonte vajzat e reja në plazh, arrestohet në Durrës i moshuari 71-vjeçar

 

Kosova është përfaqësuar në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

 

Të fundit

Keni parë ndonjëherë një Bentley prej druri të shitet për gati 100 mijë dollarë?

Një Bentley Continental GT i veçantë është ndërtuar tërësisht prej druri, duke e kthyer makinën luksoze në një skulpturë...

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën 66 viktima të sulmeve ajrore...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Lajme të tjera

Web TV