PD kërkon dënimin e masakrës së Srebrenicës, Berisha: Vuçiç një Putin i vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Berisha ka shprehur solidaritet me viktimat boshnjake.

“Të dashur qytetarë, kjo seancë shënon një moment të rëndësishëm, në jetën e këtij parlamentit dhe po kaq me rëndësi për kombin shqiptar. Nisma e deputetëve të Grupit të PD për të dënuar gjenocidin serb në Bosnjë është nismë që synon nderimin e 8 mijë viktimave të Srebrenicës, në tërësi burra dhe djem të besimi myslimanë, të vendosur në një zonë të mbrojtur nga OKB, ka synim të shprehë nderimin për viktimat e kësaj barbarie më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore të regjistruar në Europë, ka synim të shprehë solidaritetin me boshnjakë, ka synim të dënojë një akt të pashembullt. Udhëheqësit aktual me në krye Aleksandër Vuçiç janë arkitektë të këtij gjenocidi. Kemi detyrim për të dënuar këtë denoncim. Vuçiç tha për çdo serb të vriten 100 boshnjakë. Ky njeri është një Putin i vogël”, tha Berisha, duke shtuar: “Shqipëria ndihmoi gjatë luftës në Bosnjë në të gjitha mënyrat, ka marrëdhënie miqësore me Bosnjen, ndaj ju ftoj zotëri të votojmë këtë rezolutë si një detyrim madhor të një kombi , për të detyruar Serbinë të njohë krimet e saj që ta bazojë tek paqja bashkëpunimin me fqinjët e tij”.

Të fundit

OKB: Mbi 28,000 gra dhe vajza të vrara në Gaza që nga tetori i vitit 2023

Më shumë se 28,000 gra dhe vajza janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në Gaza në...

Parashikimi i motit për sot, 21 maj 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas –...

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në një marrëveshje, për shkak të...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

Lajme të tjera

Web TV