Shefi i inteligjencës nxjerr datën: Ja kur mund ta fitojë luftën Ukraina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht dhe të përfundojë me mposhtjen e Rusisë para fundit të vitit, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Kievit në një intervistë për Sky News.

Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, tha për median britanike më 14 maj, se ai ishte “optimist” lidhur me trajektoren aktuale të konfliktit, që nisi më 24 shkurt.

“Pika e kthesës mund të jetë në pjesën e dytë të gushtit”, tha ai.

“Shumica e veprimeve aktive luftuese do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjithë territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”, tha ai, transmeton AFP.

Luftime intensive aktualisht po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, ku Rusia aktualisht ka përqendruar forcat e saj, por që nuk ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.

Budanov tha se Ukraina di “gjithçka për armikun tonë. Ne dimë për planet e tyre, pothuajse prej momentit që bëhen këto plane”.

Rusia deri më tani ka arritur që të marrë kontrollin e plotë të vetëm një qyteti të madh, Hersonit, dhe ofensiva ushtarake që shumë ekspertë parashikuan se do të ishte e shpejt, ka ngecur, veçmas është përcjellë me probleme logjistike.

Shefi i inteligjencës së Ukrainës po ashtu bëri pretendime të paverifikuara se një grusht shteti veçse ka nisur në Moskë për ta larguar nga pushteti presidentin rus, Vladimir Putin, duke shtuar se lideri rus është i “sëmurë rëndë” me kancer.

Në prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se raportimet se Putini ka kancer janë “shpikje dhe gënjeshtra”./REL

Të fundit

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV