Dalin pamjet pak sekonda pas atentatit në Lezhë, i riu i shokuar: Më shiko a kam plumb?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A nuk kam plumba në kokë?!’ Ky është reagimi i parë i Blerim Preçit, pak pasi i shpëtoi atentatit një ditë më parë në Lezhë, i cili në gjendje të rëndë psikologjike pyet nëse është plagosur apo jo. Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ka siguruar videon pak pasi i riu bashkë me kushëririn e tij, Klisman Preçi, i kishin shpëtuar mrekullisht plumbave, që u shkrepën në drejtim të makinës Mercedes Benz tip ‘ML’ me të cilën po udhëtonin.

Siç shihet në video, Blerim Preçi del i traumatizuar nga makina dhe qytetari dëgjohet teska këshillon 28-vjeçarin që të futet në lokal, ndërsa ka telefonuar ambulancën dhe policinë. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Ishull-Lezhë, ku 28-vjeçari Blerim Preçi nga Miloti i cili po udhëtonte bashkë me kushëririn e tij, ranë pre e një atentati, ndërsa ende nuk ka asnjë autor të identifikuar.

Si ndodhi ngjarja?

Report Tv mëson se në lëvizje e sipër, një Audi gri u është afruar në parakalim dhe një person nga sedilja e pasme qëlloi me pistoletë ndaj makinës së tyre. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dy kushërinjtë Preçi, derisa u janë afruar dhe qëlluan. Sipas dëshmitarëve, Blerim Preçi, që ishte në timon, u hodh nga makina në lëvizje, e cila me pas devijoi dhe doli nga rruga. Ndërsa kushëriri i tij mbeti në makinë, ku ishte i ulur në sediljen e parë. Asnjë  nga dy kushërinjtë nuk është plagosur nga të shtënat me armë, megjithëse disa plumba kanë goditur makinën e tyre sidomos në pjesën e përparme.

Kush është shënjestra, Blerim Preçi?
Nga informacionet paraprake, 28-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia është pikërisht e shkuara e tij dhe aktiviteti i tij jashtë vendit, teksa nuk ka precedentë penale në Shqipëri. Policia ka ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve, për të cilët nga sa mësohet janë larguar me shpejtësi në drejtim të Laçit me mjetin tip ‘Audi’ ngjyrë gri. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan rreth 15 gëzhoja, ndërsa janë marrë dhe do të analizohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar makinën e autorëve./ Shqiptarja.com/

Lexo edhe :  Shqiptarët, të parët në Evropë për makina luksoze! Mbizotërojnë Benzi, BMW dhe Audi

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV