Raundi i parë i votimit për presidentin e ri të vendit është djegur, ndërsa ora 16:00 ishte afati i fundit për dorëzimin e propozimeve.
Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus për emrin e kandidatit.
Kujtojmë se të premten, pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër konkret për të votuar.
Sakaq Shpëtim Idrizi ndonëse theksoi se kishte ardhur koha të flitet me emra, u shpreh kundër kriterit të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për një president jo politik.
Alibeaj u shpreh i hapur për të negociouar një prej kritereve në draftin që mban firmën e tij atë të presidentit jo politik. Ndër të tjera, Alibeaj tha se kjo maxhorancë nuk e ka legjitimitetin të caktojë e vetme presidentin e Republikës, e për këtë solli në vëmendjen vendimin e DASH për ‘non gratat’.
Për zgjedhjen e kreut të Shtetit, Kushtetuta ka parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.