Depresioni, vrasësi i padukshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

Depresioni Madhor është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në mbarë botën me më shumë se 264 milionë njerëz që e vuajnë. duke u konsideruar shkaku kryesor i paaftësisë në botë. (OBSH, 2020)

Shumë faktorë të ndryshëm mund të kontribuojnë në gjendjen depresive : vdekja e një personi të dashur, ndarja, humbja e punës, stresi financiar, një gjendje mjekësore si dhe çrregullimi i përdorimit të substancave.

Është një diagnozë e mbivendosur së bashku me kushte të tjera mjekësore dhe/ose çrregullime mendore ku shihet se preken shumë fusha: gjumi, oreksi, përqendrimi, disponimi, niveli i energjisë, shëndeti fizik dhe jeta profesionale e sociale.

Shpesh njerëzit që luftojnë me depresionin do të përshkruajnë se kanë vështirësi për t’u ngritur nga shtrati, kanë pak ose aspak motivim ose energji për të bërë gjërat që bëjnë zakonisht dhe ndjehen nervozë ose shumë të trishtuar. Të gjitha këto e bëjnë jetën shumë më të vështirë, sidomos kur ndryshime të papritura ndodhin tek dikush me simptoma paraekzistuese të depresionit ose ankthit.

Dy të tretat e atyre që kryejnë vetëvrasje luftojnë me depresionin. Nga ata të diagnostikuar me depresion, 1% e femrave dhe 7% e meshkujve kryejnë vetëvrasje, një nga shkaqet kryesore të vdekjeve për moshat 15 deri në 19 vjeç. (Shoqata Amerikane e Suicidologjisë, 2009)

Psikoterapia, mjekimet me recetë ose një kombinim i të dyjave përdoren për të trajtuar këtë çrregullim ndonëse efikasiteti i kombinimit të këtyre trajtimeve është i diskutueshëm në qarqet mjekësore duke i parë si trajtime të ngjashme efektive e duke rekomanduar zgjedhje mes tyre.

Pasi diagnostikohen me depresion, pacientët duhet të përballen me pyetjen: “A jeni i interesuar për psikoterapi, medikamente apo të dyja?” Por, kohërat e vështira dhe ngarkesat administrative të praktikës së sotme mjekësore mund të çojnë në vizita nën presion të pacientëve që janë më të favorshme për kontrolle të shpejta dhe pilula sesa për biseda të thella.

Barnat kundër depresionit mund të jenë efektivë për trajtimin e depresionit në disa pacientë, por neurokimia e depresionit mbetet kaq e pakuptuar sa ende studjuesit nuk janë plotësisht të sigurt se si këto ilaçe lehtësojnë simptomat dhe pse antidepresantët SSRI shtojnë rrezikun e mendimeve vetvrasëse.

Mjekët zakonisht i drejtohen fillimisht antidepresivëve kur trajtojnë pacientët me depresion, edhe pse provat sugjerojnë se terapitë alternative janë po aq efektive. Ilaçet gjithashtu mund të kenë efekte anësore, duke përfshirë të përziera dhe të vjella, si dhe ndërveprime të rrezikshme me barna të tjera.

Ilaqet kundër depresionit renditen ndër llojet më të rekomanduara të barnave në Shtetet e Bashkuara ku çdo vit 250 milionë receta antidepresive plotësohen në mbarë vendin.
25 milionë të rritur në SHBA kanë marrë ilaçe kundër depresionit për të paktën dy vjet, një rritje prej 60% që nga viti 2010, një fakt që flet për mbipërshkrim të antidepresivëve.

Lexo edhe :  SHBA në sintoni të plotë me shumicën dërrmuese të zgjedhësve shqiptarë

Përdorimi i antidepresantëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit por arsyet mund të jenë të shumta dhe abuzive nga tregu farmaceutik që kërkon të shesi.

Pacientët mbështeten te mjekët duke kërkuar ndihmë por shumica mjekëve në nxitim e kanë më kollaj dhenien e ilaçeve.
Nga ana tjetër, vetë pacientët kanë fajet e tyre: disa preferojnë të marrin ilaçe si zgjidhja më e shpejtë, disa nuk kanë kohë për të marrë pjesë në psikoterapi, disa nuk kanë mundësi aksesi për psikoterapi. Ka pacientë që preferojnë të marrin një pilulë në komoditetin e shtëpisë së tyre, në vend që të flasin për përvojat e tyre.

Struktura e sistemit të kujdesit shëndetësor janë gjithashtu një faktor. Rimbursimet më të larta të sigurimit për medikamente në vend të psikoterapive (në shumicën e vendeve të zhvilluara) mund t’i bëjnë mjekët më të shpejtë të nxjerrin bllokun e recetës.

Ekzistojnë gjithashtu qasje alternative ose plotësuese terapeutike, të cilat janë gjetur të jenë të dobishme për të zbutur simptomat e depresionit; terapia me dritë, vitaminat ose suplementet, ushtrimet fizike, meditimet e format të tjera shprehëse krijuese.

Siç rekomandohet nga udhëzimet ACP, ofruesit e ndihmës duhet të diskutojnë “efektet e trajtimit, profilet e efekteve negative, koston, aksesin dhe preferencat me pacientin” kur trajtojnë depresionin.

Në mjedisin e sotëm të nxituar mjekësor, kryerja e kësaj detyre në një mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse shpesh mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur.

Studiuesit po zhvillojnë mjete duke përfshirë imazhin e trurit dhe testimin gjenetik për të ndihmuar në drejtimin e kësaj vendimmarrjeje, siç janë stimulimet e zonës 25-të Brodman, Girusi cingulate subcallosal CG25 i implikuar në depresionin madhor, për rastet rezistente ndaj terapive.

Trajtimi i individualizuar kërkohet prej kohësh në kujdesin për shëndetin mendor ndonëse të mbetura larg praktikës standarde klinike.

Truri njerëzor në misterin e saj gjithpërfshirës është unik në reagimin e çdo lloj problematike psikologjike, ku çdo rast meriton kujdesin e nevojshëm hartuar mbi ekzaminimet e kujdeshme individuale.

Përgatiti Rudina Koromani
Psikologe Klinike

Shënim: Materiali ka qëllime psikoedukative për të ndihmuar të gjithë ata që vuajnë këtë shqetesim me qëllim që të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e terapisë më të përshtatshme për veten e tyre.

Të fundit

Argjentina shkundet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter tronditi pas mesnate rajonin Catamarca, në veriperëndim të...

U shkrumbua nga zjarri i 2019/ “Notre-Dame de Paris” pret meshën e parë të Krishtlindjeve

Për herë të parë që nga zjarri i vitit 2019, katedralja ”Notre-Dame de Paris” po feston sot sërish Krishtlindjet, me ceremonitë tradicionale të Lindjes...

Berisha në eufori: Rrotacion politik më 11 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë shtypi u shpreh optimist se në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit do ketë rrotacion politik me PD-në...

PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator nga turizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

Ekonomia e vendit u rrit me 4.9% ne tremujorin  trete te vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv...

Ushqime, lodra, veshje apo…/ Çfarë po blejnë më shumë shqiptarët këtë fundvit

Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimeve në sjelljet e konsumatorëve, vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të...

Lajme të tjera

Web TV