17 maj 1941/ Vasil Laçi qëllon mbi perandorin, plagos kryeministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atentat ndaj mbretit të Italisë dhe Shqipërisë dhe perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli III-të.

U qëndroi 10 ditë torturave. Më pas njw gjyq fashist i montuar e dënoi me vdekje 19 vjeçarin, me varje në litar….

…Vasil Laçi u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe pushtuesin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III si dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Ai u lind në fshatin Piqeras në Shqipërinë jugore, afër qytetit të Sarandës në në 15 shtator 1922 . Fëmijërinë e kaloi në Piqeras, ku mësoi shkollën fillore lokale. Pas mbarimit të shkollës fillore shkon në Tiranë me ëndrrën për të vazhduar shkollën, por kushtet e vështira ekonomike e penguan dhe e detyruan të fillonte punën akoma i mitur. Në Tiranë ai zhvilloi marrëdhënie me grupet patriotike dhe ka ndihmuar disa nga anëtarët e tyre të shpëtuar nga trupat italiane dhe policia. Punoi herë shërbëtor e herë argat. Në fund shërbeu në Hotel Internacional ku kishte filluar punë dy javë përpara se të kryente atentatin.

Atentati

Viktor Emanueli III kishte planifikuar një vizitë në Shqipëri që prej 12 prillit 1941 dhe një muaj më pas e kreu këtë vizitë, pasi u sigurua nga policia fashiste italiane e Tiranës se ishin marrë të gjitha masat e sigurisë. Laçi merr vesh për vizitën e Viktor Emanuelit në Shqipëri pesëmbëdhjetë ditë para ardhjes së tij, më 2 maj, 1941. Më pas, arriti të gjejë një punë në International Hotel, ku Viktor Emanueli do të qëndrojë, dhe te marrë hua një pistoletë M1915 Beretta nga Pëllumb Koka, një tjetër patriot shqiptar. Më 17 maj, 1941, 19-vjeçari Vasil Laçi i veshur me një kostum kombëtar shqiptar ka shtirë mbi makinën e cila transportonte Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë i shoqëruar nga ministrat e qeverisë. Ai qëlloi pesë herë në drejtim të tyre, por pa mundur të vrasë perandorin. Laçi u arrestua menjëherë dhe u ekzekutua me varje dhjetë ditë më vonë. Për të parandaluar zemërimin e njerëzve dhe shtyrjen e tyre në kryengritje të mundshme, qeveria fashiste italiane ia atribuoi sulmin e tij çështjeve ekonomike, se gjoja e kishte me Shefqet Bej Vërlacin.

Lexo edhe :  Si e shfrytëzoi Enver Hoxha shtypin, për të ‘prodhuar’ shoqërinë pa besimet fetare

Nderimi

Iishte nga të parët që do t’i jepet pas vdekjes prej qeverisë komuniste titulli Hero i Popullit të Shqipërisë. Përpjekja e tij për vrasjen e perandorit së pari u shkrua si një libër dhe më pas si një film i prodhuar në 1980, me titullin “Plumba Perandorit”. Në nderim të veprës së tij, në Tiranë është ngritur një bust i krijuar nga skulptori Kristaq Rama. Gjithashtu një basoreliev për të nderuar veprën e tij ndodhet në rrugën e Durrësit. Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar “Heroin e Popullit” Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

Të fundit

Gaza në prag të zisë së bukës/ Sulmohet nga Izraeli anija me 30 aktivistë në bord(VIDEO)

Një anije me 30 aktivistë në bord është sulmuar nga dronë izraelitë pranë brigjeve të Maltës. Raportohet se synimi i...

Luftoni sikur demokracia jonë varet prej saj

Bordi editorial është një grup gazetarësh opinioni, pikëpamjet e të cilëve informohen nga ekspertiza, kërkimi, debati dhe disa vlera të caktuara afatgjata. Është i...

Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 11 majit, retorika politike po ashpërsohet dhe skenari i zgjedhjeve të parakohshme është kthyer në...

Vaji i ullirit mbetet sërish stok, eksportet bien 75% për periudhën janar-mars

Eksportet e vajit të ullirit vijojnë të mbeten në sasi të ulëta për këtë vit, duke reflektuar vështirësitë e sektorit. Për muajt janar-mars 2025 sipas...

Shtatë pikat kyçe të marrëveshjes midis Ukrainës dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës Uashingtoni do të ketë qasje në disa nga burimet natyrore...

Lajme të tjera

Web TV