E bujshme/ Titullari i padiskutueshëm i Interit pranon transferimin te Juventusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Ivan Perisiç është në dyshim, ku përveç Interit që kërkon ta mbajë sërish për vete, kroati është shumë pranë transferimit te Juventusi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, anësori kroat është një hap larg transferimit me parametra zero te Juventusi në fundin e sezonit.

“Zonja e Vjetër” ka nisur një revolucion të vërtetë me parametra zero ku do të merrnin tre emra “BIG” në merkato si, Paul Pogba nga Manchester United, Angel Di Maria nga PSG dhe Ivan Perisiç nga Interi.

33-vjeçari kroat ka pranuar ofertën e Juventusit me një kontratë 2-vjeçare dhe me një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, por Marota dhe Ausilio në fundin e kampionatit do të provojnë gjithçka që të bindin mbase një nga lojtarët më të rëndësishëm këtë sezon për Interin.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën zikaltër në Serinë A, Perisiç është aktivizuar gjithsej në 34 ndeshje ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 7 asiste për shokët e skuadrës.

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV