Marrëveshja Shqipëri-Spanjë, Gledis Nano: 7 shqiptarë pritet të ekstradohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një konferencë të përbashkët për shtyp me Policinë Spanjolle ka bërë me dije se nga marrëveshja e ekstradimit mes dy vendeve, e nënshkruar më 16 mars 2022, janë arrestuar shtatë shqiptarë që pritet së shpejti të vijnë në vendin tonë për të kryer dënimin.

Ai tha se janë organizuar edhe operacione të rëndësishme për goditjen e grupeve kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike. Nano theksoi se Policia e Shtetit është e vendosur të bashkëpunojë me policitë e vendeve të Bashkimit Europian për të luftuar krimin dhe vënë drejtësinë në vend.

Gledis Nano: Siguria mbetet një nga kolonat më të rëndësishme. Shqipëria është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj, një kontribut që reflektohet në BE e më gjerë. Rritja e forcave të policisë është vënë re në operacionet e përfshira. Këtij qëllimi i shërben dhe marrëveshja e ekstradimit. Vlen të përmendim faktin që Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake dhe me hyrjen e marrëveshjes ka filluar operacioni dhe deri më tani janë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë. Qëllimi është të ekstradohen drejt Spanjës.

Drejtori i Policisë së Spanjës: Sot është një ditë shumë e rëndësishme për marrëveshjen mes dy vendeve. Me hyrjen në fuqi kë kësaj marrëveshjeje, Shqipëria dhe Spanja bëjnë një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar. Shqipëria tregon vendosmërinë e saj absolute për të mos qenë strehë për kriminelët. Me këtë operacion për kapjen e personave në kërkim, Policia Shqiptare dhe ajo e Spanjës përforcojnë bashkëpunimin. Duam të falenderojmë për bashkëpunimin, ju falenderojmë e përgëzojmë për gatishmërinë që do të vazhdojë të rritet në të ardhmen.

Drejtori i të arratisurve nga drejtësia në Spanjë: Me bashkëpunimin e nisur, ekipi i personave të arratisur të Shqipërisë ka arrestuar shtatë persona që kërkoheshin nga Spanja dhe strehoheshin në Shqipëri përmes identiteteve të rreme. Në emër të policisë kombëtare duam të falenderojmë punën e autoriteteve shqiptare dhe duam të themi që ky është vetëm fillimi ndaj luftës së korrupsionit.

Lexo edhe :  "Nuk jam më deputet"/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Lajme të tjera

Web TV