Çelet Dhoma e Tregtisë Shqipëri-Japoni/ Ponari: Një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesi shqiptar dhe ai japonez  kanë tashmë një institucion të përbashkët që do t’i shërbejë rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në një ceremoni të zhvilluar në “Mairitim Hotel Plaza” ku morën pjesë ambasadorë dhe diplomatë të akredituar në Tiranë, Konsuj Nderi dhe personalite të biznesit e medias, u çel zyrtarisht Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, një nismë mjaft e rëndësishme dhe me ndikim pozitiv në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Dhoma në fjalë synon të vendosë theksin në potencialet që paraqet vendi ynë për investitorët japonezë dhe afrimin e biznesit shqiptar me Japoninë, një ndër Top 3 ekonomitë botërore.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, njëherazi edhe Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, z.Avni Ponari u shpreh ndër të tjera se, Dhoma ka për qëllim të favorizojë zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh ndërmjet korporatave, këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar, si dhe çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet Shqipëri-Japoni, do të jenë baza nga nis ky rrugëtim.

“Ne mendojmë se kjo Dhomë Tregëtie do të jetë një zë i fuqishëm në shërbim të biznesit në vendin tonë.  Një shtet i fortë, me ekonomi të fortë nuk mund të jetë kurrë i tillë nëse nuk ka biznes të zhvilluar. Një vend me klimë të mirë biznesi me hapësira për zhvillimin e tij natyrisht që e ndihmon të ardhmen e vendit, forcon buxhetin e shtetit si dhe rrit nivelin e të ardhurave dhe nivelin e jetësës së qytetarëve. Këtu qëndron edhe rëndësia e kësaj Dhome që ne po inagurojmë sot.

Në Shqipëri, biznesi japonez punëson rreth 3.000 vetë të cilët kanë standart shumë të lartë profesionalizmi dhe të ardhura mjaft të mira. Mbi këtë bazë do të punohet për të rritur numrin e bizneseve dhe investimeve japoneze, përthithjen e kulturës së punës nga nje vend i zhvilluar si Japonia dhe për rrjedhojë  rritjen e  numrin e të punësuarve shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera z.Ponari.

Pas z.Ponari, fjalën e mori Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki, i cili teksa bëri një historik të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Japoni, falenderoi zotin Ponari për kontributin e tij si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri.

Në veçanti, dua të shpreh mirënjohjen dhe urimet e mia zotit Ponari, i cili ka një miqësi të vjetër me Japoninë që daton prej më shumë se 12 vitesh, ndërsa shërben ende si Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri. Gjatë më shumë se një dekade, Ponari ka punuar pa u lodhur për mbrojtjen e mirëqenies së qytetarëve, kompanitë dhe turistët japonezë në Shqipëri dhe për nxitja e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve”, u shpreh ambasadori japonez.

Lexo edhe :  Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Ai u shpreh besimplotë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni do të ndihmojë në nxitjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve tona.

Kam besim se Dhoma e Tregtisë do të jetë shumë e dobishme për secilin prej anëtarëve këtu, pasi ajo do ta lehtësojë të bërit biznes me kompanitë japoneze duke ndarë informacione të dobishme dhe praktika të mira, duke gjetur lidhje më të mira dhe partnerë të besueshëm.

Unë besoj se Dhoma do të jetë një portë për kompanitë japoneze që të afrohen me partnerë të besueshëm në Shqipëri dhe kam besim se Dhoma do të ndihmojë në krijimin dhe promovimin e një klime më të favorshme biznesi në Shqipëri, nxitja e maksimizimit të tregtisë dypalëshe, investime të reja dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Vetëm një kompani nuk mund të ndryshojë të gjithë sistemin, por shumë kompani sigurisht që mund ta bëjnë”, tha z.Takada.

Z.Takada bëri me dije gjithashtu se në korrik, ambasada japoneze në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni dhe Agjensinë qeveritare AIDA, do të organizojë një seminar që synon nxitjen më tej të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Në këtë drejtim, kam një lajm shumë të mirë për të dhënë. Në korrik, Ambasada në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO) do të organizojë një seminar Ekonomik Online për bizneset japoneze”, tha gjatë fjalës së tij ambasadori i Japonisë në Shqipëri.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni do të jetë partner me grupet e ndryshme të interesit si dhe do të bashkëpunojë drejtëpërdrejtë me administratën, organizatat tregtare dhe industriale, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë si dhe institucione të tjera në vend.

Kontakte:

Tel: +3554223308

Web: www.jcci.al

E-mail: info@jcci.al

Të fundit

“Në Tiranë marrim 19 mandate”/ Fatmir Xhafaj: E besoj Ramën për parashikimin në Kuç

Fatmir Xhafaj, kandidat në listë të hapur të Partisë Sociliste në Tiranë, ishte i ftuar pasditen e sotme në...

“Do të përgatisim pilotë shqiptarë”, premtimi i Ramës nga Vlora: Prisni jahte!

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar projektet për qytetin e Vlorës, duke thënë se me investimet e reja, qyteti bregdetar do të bëhet një nga...

Shqipëria në Bienalen e 19-të të Arkitekturës, Gonxhja: Tregues i transformimit tonë

Në prani të kuratorit të këtij edicioni, Carlo Ratti, u përurua zyrtarisht sot (8 maj) çelja e pavijonit shqiptar me temën “Building Architecture Culture”,...

Avioni i parë zbret në pistën e Aeroportit të Vlorës, Balluku: Moment historik!

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), një prej investimeve strategjike për turizmin dhe ekonominë shqiptare, u realizua këtë të enjte fluturimi i parë certifikues,...

PD feston postimin e gazetarit, Rama vijon talljen: “Mendova se u hoq non grata, por…”

Në një deklaratë zyrtare Partia Demokratike e cilësoi kthim të legalitetit, një të drejtë të rivendosur dhe për këtë ka falënderuar administratën Trump për...

Lajme të tjera

Web TV