Befason Brisida Shehaj: Kam vendosur të bëhem nënë e vetme dhe pa bashkëshort!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj ishte së fundmi e ftuar te “Rudina” në Tv Klan, ku u rrëfye si kurrë më parë rreth jetës private. Moderatorja e pyeti në lidhje me modelin e saj të gruas në administratë, ku drejtoi për 3 vite.

Brisida tha se nuk ka asnjë model frymëzimi të gruas në politikë dhe se ka idhull vetëm nënën e saj. Ajo u ndal te marrëdhënia e ngushtë me prindërit, me të cilët jeton ende dhe në moshën 38 vjeçare. Rudina e pyeti drejtpërdrejtë nëse një ndër dëshirat e saj është të bëhet dhe vetë nënë. Brisida u shpreh se kjo është dëshira e saj më e madhe, edhe nëse nuk do të ketë një partner në krah. Ajo tha se ka marrë vendimin për të qenë nënë e vetme.

“Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. Unë jam nga ato natyra që e kam marrë vendimin për të qenë nënë edhe e vetme, kështu që ndoshta në një të ardhme të afërt do ta realizoj. Për mua të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje. Ajo është një fat që edhe vjen, edhe s’vjen, por t’i heq mundësinë vetes e të qenit nënë nuk kam ndërmend. Shpresoj që të jemi mirë dhe shpresoj që të ndodhë sa më shpejt të bëhem nënë. Të ishte dikush në krahun tim do ishte shumë mirë, por për fat kam një familje që më përkrah në këtë vendim. E kuptoj që do të ketë paragjykime, siç ndodh në rastet kur dikush bëhet nënë, pa një bashkëshort në krah. Por për mua është më e ndershme dhe e moralshme të bësh diçka të tillë, sesa të shtiresh si 80 për qind e çifteve, që hiqen si të lumtur në foto apo dalje”, tha Brisida.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV