Fatos Nano president?/ Damian Gjiknuri: Nuk e përjashtojmë si mundësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Damian Gjiknuri, në një intervistë për “Kjo Javë” me Nisida Tufa, ka folur në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ai ka shpjeguar se mazhoranca ka detyrë t’i japë shqiptarëve një president i cili është më i mkirë se ai aktual, të cilin Gjiknuri e quajti modelin më të keq të mundshëm.

Sa i përket emrit të ish kryeministrit Fatos Nano për postin e kreut të shtetit, ai tha se nëse opozita bie dakord, ai mund të jetë një kandidat për tu vendosur në krye të shtetit.

“Emri i Fatos Nanos si kandidat për presidentin e ri, personalisht nuk e përjashtoj nëse mund të ishte një nga propozimet e opozitës. I vetmi përjashtim është të mos jetë pjesë e grupit të PS dhe mos të ketë back ground politik. Gjithsesi nëse do të prezantohet nga opozita mbetej për tu parë

Ne do dalim me kandidatin tonë pasi të përfundojnë raundet e para. Kam frikë se edhe raundi 2 do shkojë dëm pa një kandidat.

Ne kemi një detyrë kushtetuese të bëjmë vendin me një president shumë më të mirë se ai që kemi pasur. Modeli më i keq pas Berishës ka qenë ilir Meta. Të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë më të mirë se këta të dy. Mosiu ishte shumë gjithëpërfshirës, edhe Mejdani, edhe Nishani pavarësisht se ishte partiak u tregua shumë më u kujdesshëm në ekuilibrat politike.
Ka ardhur koha të kemi një figurë të ngjashme me Moisiun pa interesa politike.

 

 

Dua të shoh në Presidencë një njeri që respekton traditat tona, palët politike dhe jep mesazhet e duhura si figurë që u tregon unitetin e kombit.

Lexo edhe :  E rëndë në Tiranë! 59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital

Për mua nuk ka rëndësi nëse është president apo president, kemi mjaftueshëm figura në 2 gjinitë që e bëjnë shumë mirë këtë punë” ka deklaruar ai.

Të fundit

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht moshës së tij të avancuar...

Tirana zgjedh trajnerin e ri, një beratas merr timonin e bardhebluve!

Vangjel Mile është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale,...

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka blerë një aksion minoritar në prodhuesin më të madh të syzeve në botë, Essilor Luxottica, për 3.5 miliardë...

Lajme të tjera

Web TV