“Kylian, dyshimet ofendojnë”/ Titujt kryesorë sportivë për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalja e Champions League për femra, e ardhmja e Mbappe apo dhe çështjet e tjera të merkatos janë në fokus të gazetave kryesore sportive ditën e sotme.

Më poshtë titujt kryesorë të tyre:

“Lavdia ju pret”, shkruan “SPORT”, e cila i kushton faqen e parë ekipit të femrave të Barcelonës, që luan sot ndaj Lyonit finalen e Champions League.

Prima Pagina Sport 21/05/2022

Për të njëjtën gjë flet edhe “MUNDO DEPORTIVO”, e cila me lojtaret e Barçës në sfond mban titull kryesor: “Një varkë tjetër”

Prima Pagina Mundo Deportivo 21/05/2022

“Triumfi kërkon qetësi” shkruan “L’Esportiu” duke tentuar të heqë presionin nga skuadra katalanase.

Prima Pagina L'Esportiu 21/05/2022

“MARCA” mban në faqen e saj të parë Mbappe, i cili mban në ankth PSG dhe Real Madrid, me parizienët që duan ta mbajnë në Paris, ndërsa madrilenët të bëjnë goditjen e madhe të merkatos. “Kylian, dyshimet ofendojnë”, shkruan prestigjozja spanjolle.

Prima Pagina Marca 21/05/2022

“Mes zjarrit” shkruan “AS” për çështjen “Mbappe”, me sulmuesin i cili është në ankth dhe i pavendosur për të ardhmen.

Prima Pagina AS 21/05/2022

“Vendimi” është titulli i “L’Equipe” që sigurisht nuk mund ta linte jashtë fokusit kryesor të ardhmene e Kylian Mbappe, me 23-vjeçarin francez që nesër në orën 17:00 do të zbulojë të ardhmen e tij.

Prima Pagina L'Equipe 21/05/2022

“Mirror Sport” flet për Evertonin e Lampard që siguroi zyrtarisht qëndrimin në Premier League dhe mban titullin: “Huh, ja dolëm!”

Prima Pagina Mirror Sport 20/05/2022

“Pogba ka zgjedhur Juven” është titulli i “La Gazzeta dello Sport”, e cila ndan lajmin e bujshëm të merkatos.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 21/05/2022

“Milani amerikan” është titulli kryesor i “Corriere dello Sport”, e cila flet për negociatat e shitjes së klubit kuqezi, që përveç titullit kampion, janë pranë shitjesh tashmë tek fondi “RedBird”. Ndërkohë, “Corriere” shkruan edhe për fitoren e Romës

Prima Pagina Corriere dello Sport 21/05/2022

Ndërkohë, e përditshmja torineze “Tuttosport” flet për afrimet e mundshme të Pogba dhe Di Maria tek Juventusi me titullin: “Një Juve më e fortë”

Lexo edhe :  Thiago Motta flet pas largimit: “Juventusi duhet të më jepte kohë, po flasin gënjeshtra”

Prima Pagina Tuttosport 21/05/2022

 

Të fundit

Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e bardha të borës së vonuar (PAMJE)

Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi....

“Po shkunden plakat” – Njihuni me të vërtetën e historisë së mitit

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që...

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në...

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP). QKB njofton se afati...

Çfarë po përpiqet të arrijë Trump me tarifat?

Shtëpia e Bardhë “lëkundi” marrëdhëniet me disa nga partnerët e saj më të afërt tregtarë. BE-ja, për shembull, do t’i nënshtrohet tarifave prej 20%, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV