Shifrat e frikshme të kontratës së Mbappe, ja sa do fitojë francezi në 1 sekondë me PSG

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Një fund i lumtur”, shkruan PSG. Fundi i lumtur në telenovelën për rinovimin e Kylian Mbappe, si për klubin e Al Khelaifi, ashtu edhe për sulmuesin francez që dukej një hap larg Real Madridit dhe që në vend të kësaj vendosi të qëndronte.

Zyrtarisht ende nuk dihen shifrat e marrëveshjes që lidh lojtarin me klubin edhe për tre vite të tjera. Është shkruar për një bonus nënshkrimi prej të paktën 100 milionë dollarësh, plus 100 milionë dollarë në vit pagë neto. Numra me të vërtetë të çmendur. Më të mundshmet flasin për 130 milionë për kontratë të nënshkruar dhe 30 neto në sezon. Për një total prej 220 milionë euro.

Pra, le të bëjmë një llogari të shpejtë në xhepat e Mbappé. Për një periudhë trevjeçare, pra, 1095 ditë në total (përfshirë festat), francezi do të fitojë 201 mijë euro në ditë, 8375 euro në orë, 2,32 euro për sekondë. Me pak fjalë, me çdo mbyllje syri, me çdo frymëmarrje kampioni i PSG-së mbledh të paktën një euro. Dhe e gjithë kjo pa llogaritur të ardhurat e tij nga të drejtat e imazhit dhe sponsorët.

Çfarë mund të blihet me këto shifra ditore? Një Ferrari Roma (200 mijë euro), 13 Panda, 238 i-Phone 13 (nga 839 euro) çdo ditë. Ai do të mund të blinte një apartament në qendër të Milanos me vlerë 1.4 milionë çdo javë, 62 jahte 30 metra (vlera mesatare 3 milionë) në tre vjet.

“Doja të njoftoja se kam zgjedhur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain dhe jam shumë i lumtur”, këto janë fjalët e zgjedhura nga Mbappe për të njoftuar rinovimin e tij. “Jam i bindur se mund të vazhdoj të rritem brenda një klubi që i jep vetes mjetet për të arritur nivelet më të larta”.

Të fundit

Laura Pausini tregon se si arriti të zhdukë kilogramët e tepërt në vetëm pak muaj

Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit e saj se si ka arritur të zhdukë...

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Lajme të tjera

Web TV